Flamur Noka nuk u beson dot syve që kryetari i emëruar prej tij votoi PRO

30/07/2520:14

Shperndaje:

Flamur Noka nuk u beson dot syve që kryetari i emëruar prej tij votoi PRO, Noka: Ata janë të Lul Bravës

 

Një reagim i fortë ka ardhur nga Flamur Noka, deputet dhe një nga zërat kryesorë të Partisë Demokratike, pas lajmit se këshilltarët e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Sarandës kanë votuar pro dhënies me qira të 60 hektarëve tokë në Nivicë për ndërtimin e një parku me panele fotovoltaike.

 

 

“S’i besoj dot syve që kryetari i PD në Sarandë ka votuar pro këtij vendimi! S’ka mundësi! Ata janë të Lul Bravës, jo të Partisë Demokratike,” – është shprehur Noka, duke distancuar veten dhe PD  nga kjo lëvizje politike në nivel lokal.

 

Reagimi i Nokës vjen pas vendimit unanim të këshillit bashkiak, ku këshilltarët si të majtë, ashtu edhe të djathtë, votuan në favor të projektit, pavarësisht kundërshtimeve të banorëve të Nivicës, të cilët pretendojnë pronësinë e tokës dhe e kanë çuar çështjen në gjykatë.

 

Noka ka lënë të kuptohet se nuk e njeh strukturën aktuale të PD-së në Sarandë si përfaqësuese të vërtetë të opozitës, duke e lidhur votën e tyre me grupimin e mbështetur nga ai që Rithemelimi e quante shpesh “Lul Brava”.

 

“Keshilltaret e Lul Bashes kane votuar bashke me PS por jo keshilltaret e PD .. Per PD kjo eshte nje rrembim i paster i tokes se fshatit Nivice nga Rama e Rilindja per te shperblyer dy biznesmene te oborrit per kontributin e dhene per Rilindjen ne farsen e qarkut te Fierit Ne kemi qene dhe do jemi ne mbeshtetje te banoreve te Nivices dhe te cdo banori qe bandat e Rilindjes i rrembejne pronen. Ky eshte qendrimi i PD” – shkruan  Flamur Noka.

 

 

Kjo përplasje përforcon edhe më tej ndarjen e thellë brenda Partisë Demokratike, ku degët lokale shpesh mbeten në pozicione të dyzuara mes qëndrimit zyrtar dhe aferave korruptive. Ndërkohë, qytetarët e Nivicës vijojnë rezistencën e tyre për tokën që pretendojnë si pronë të trashëguar, duke e cilësuar vendimin si të njëanshëm dhe të padrejtë.

 

Sarandë: Të Majtë dhe të Djathtë bëhen bashkë kundër Nivicës – VIDEO

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rama: shërbimi shëndetësor do modernizohet, do të futet inteligjenca artificiale në trajtimin e pacientëve
Behije Dida – Moj kutia flori larë | Këngëtarja sarandjote sjell këngën e saj më të re
Mitropoliti Nathanail meshë për Krishtlindjet në Sarandë, mesazh dashurie dhe solidariteti për fëmijët
Qytetari apelon përmes Saranda Web: Bashkia të mos i marrë në dorëzim këto punime – VIDEO
Aksident në aksin Vrion–Krane, automjeti përmbyset në kolektor te kthesa e Finiqit
SPAK akuza 2 ish-prokurorëve të Sarandës: Morën 55,000 euro për një masë sigurimi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.