Erlind Sulo emërohet Zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

21/01/2618:17

Shperndaje:

Erlind Sulo emërohet Zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

 

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për emërimin e Erlind Sulo në detyrën e Zëvendësministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, me propozim të Kryeministrit Edi Rama. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të botohet në Fletoren Zyrtare.

 

Erlind Sulo emërohet Zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

.

Për Sarandën, ky emërim ka një rëndësi të veçantë, pasi Erlind Sulo është nga Saranda dhe e ka nisur karrierën e tij drejtuese si drejtues në Parku Kombëtar i Butrintit, një nga institucionet më të rëndësishme kulturore dhe turistike të jugut të Shqipërisë.

Erlind Sulo pas përfundimit të studimeve ka drejtuar FRESH në Sarandë.

 

Në vijim të karrierës së tij, Erlind Sulo ka mbajtur postin e kreut të Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, ndërsa për një periudhë të shkurtër ka qenë edhe drejtor ekzekutiv i Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore. Ai ka shërbyer gjithashtu si këshilltar në Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

 

Fakti që sot Erlind Sulo emërohet Zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë është është një hap i natyrshëm në vijimësinë e një karriere të ndërtuar mbi përvojë institucionale, drejtim strukturash kyçe dhe njohje të drejtpërdrejtë të problematikave të infrastrukturës dhe energjisë, nga niveli lokal në Sarandë e Butrint, deri te përgjegjësitë kombëtare.

 

Foto nga marrë faqja e ministrisë

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Yakuza Umi Restaurant & Sushi në Ksamil kërkon Staf. Ofrohet akomodim
Evazion miliona euro në Sarandë, nën hetim administratorët e “Nikaj” sh.p.k. dhe zyrtarë të Tatimeve
Ardit Bido dhe Sali Berisha përplasen ashpër në Parlament – VIDEO
Ku janë gurët e shkallëve të Sarandës? – VIDEO
Dhimbje në Dhivër – Gjendet i pajetë pas 2 ditësh kërkime 91-vjeçari Spiro Guveli
Qendra Estetike She’s a Lady në Sarandë kërkon Estetiste për thonj dhe Fizioterapiste

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.