EEMM-MEGA organizon Kongres të Jashtëzakonshëm në Sarandë: Strategji të reja për zgjedhjet e 11 majit

Partia EEMM-MEGA organizon Kongres të Jashtëzakonshëm në Sarandë: Strategji të reja për zgjedhjet e 11 majit 2025

 

Pas zgjedhjeve të fundit të 23 nëntorit 2024, Partia EEMM-MEGA organizoi sot në Sarandë një Kongres të Jashtëzakonshëm Organizativ, ku morën pjesë delegatë nga i gjithë territori i Shqipërisë dhe jashtë vendit. Ky kongres u mbajt me qëllim hartimin e një strategjie të re për riorganizimin dhe përgatitjen për zgjedhjet lokale të 11 majit 2025.

 

 

Në aktivitetin madhor ishin të pranishëm figura të rëndësishme si deputeti Niko Kuri, deputeti i Parlamentit Grek Vasilis Giogiakas dhe ish-kryetari i OMONIA, Leonidha Papa. Kongresi u hap me himnet kombëtare të Shqipërisë dhe Greqisë, duke simbolizuar lidhjet historike dhe kulturore midis dy vendeve.

 

Në fjalimin e tij, kryetari i sapozgjedhur i partisë, Lefter Nika, theksoi rëndësinë e riorganizimit dhe angazhimit të minoritetit grek në Shqipëri. “Jam këtu si kontribues dhe jo si përfitues,” tha ai. Duke vënë theksin te kontributi i madh i minoritetit grek në Shqipëri, Nika shtoi: “Minoriteti grek ka kontribuar më shumë se kushdo tjetër, por përfaqësimi ynë ka qenë i pamjaftueshëm. Ne do të kërkojmë ridimensionimin e këtyre vlerave dhe do të krijojmë marrëdhënie të sinqerta me të gjitha forcat politike në Shqipëri.”

 

Deputeti Niko Kuri vlerësoi përpjekjet e partisë në zgjedhjet e nëntorit, duke theksuar se Partia EEMM-MEGA dha një shembull të shkëlqyer demokracie për partitë politike në Shqipëri. Ai nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të këtij modeli dhe të punës së përbashkët për të siguruar një përfaqësim më të fortë dhe më të drejtë të minoritetit grek në të ardhmen.

 

Deputeti i Parlamentit Grek, Vasilis Giogiakas, dhe ish-kryetari i OMONIA, Leonidha Papa, theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar dhe nevojën për të forcuar marrëdhëniet mes minoritetit grek dhe institucioneve shqiptare.

 

Ky kongres shënon një pikënisje të re për Partinë EEMM-MEGA, e cila synon të fuqizojë rolin e saj politik dhe të përforcojë lidhjet me elektoratin, duke përgatitur terrenin për një fushatë të suksesshme në zgjedhjet e ardhshme.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

540 mijë euro për përmirësimin e disa rrugëve periferike në Sarandë
Lexoni më shumë
Telefonata dhe internet në vendet e BE si në Shqipëri, çfarë parashikon marrëveshja e roaming
Lexoni më shumë
Kadastra ndryshon procedurën për shërbimet e shpejta – Si të aplikoni dhe sa duhet të paguani
Lexoni më shumë
Shi, erë e fortë dhe dallgëzim në Sarandë – Moti përkeqësohet nga e premtja
Lexoni më shumë
Natasha në Sarandë përfundon në spital pas ndërhyrjes së OSHEE dhe Policisë, reagon edhe Ina Zhupa
Lexoni më shumë
Momenti kur Policia e Sarandës “neutralizon” Natashën – VIDEO
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.