E prangosën dhe i vunë flakën, shqiptari në Greqi gjendet i djegur në sediljen e pasme të makinës

07/11/2520:10

Shperndaje:

E prangosën dhe i vunë flakën, shqiptari në Greqi gjendet i djegur në sediljen e pasme të makinës

 

Një krim i rëndë u zbulua pasditen e kësaj të premteje në Greqi, kur një burrë u gjet i prangosur dhe i djegur në sediljen e pasme të një makine. Sipas mediave greke personi i gjetur i djegur dyshohet të jetë një shqiptar i zhdukur 2 ditë më parë.

 

E prangosën dhe i vunë flakën, shqiptari në Greqi gjendet i djegur në sediljen e pasme të makinës

 

 

Nga informacionet paraprake, thuhet makina kishte qenë e vjedhur nga një zonë e Atikës në Athinë dhe kishte targa të falsifikuara.

Hetimet janë marrë nën përgjegjësinë e Departamentit të Hetimit të Krimit të Organizuar, njohur ndryshe si “FBI greke”.

 

Mediat greke raportojnë se shqiptari, i paidentifikuar ende, kishte tre ditë i vdekur në makinë dhe askush nuk e kishte vënë re. Mësohet se trupi i pa jetë i viktimës u pikas nga një gjuetar që ndodhej në zonë.

 

Një hetim i thelluar është në zhvillim, dhe autoritetet po përpiqen të zbardhin arsyet e vrasjes dhe lidhjen e mundshme me grupe kriminale të organizuara.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Adriatik Lapaj protestë në dyert e Komisariatit: Policia rrëmbeu një protestues
Sherri mes nxënësve në Delvinë përfundon me vendim ekstrem: përjashtohet nga shkolla gjimnazisti
Butrinti fiton 3-0 ndaj Devollit dhe mban gjallë garën për vendin e parë – VIDEO
Butrinti – Devolli LIVE në Saranda Web – sfidë vendimtare për kreun e renditjes
Hotel Porto Eda kërkon Sanitare hoteli. Punësim vjetor ose sezonal
Azura Hotel në Ksamil kërkon Punonjëse Kuzhine për Mëngjeset

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.