E moshuara dhe djali i sëmurë në Delvinë jetojnë në një kasolle, OSHEE u ka prerë dritat – VIDEO

30/11/2517:23

Shperndaje:

E moshuara dhe djali i sëmurë në Delvinë jetojnë në një kasolle, OSHEE u ka prerë dritat pasi nuk kishin mundësi për të paguar faturat

 

Në Delvinë, vetëm pak minuta larg qendrës së qytetit, një histori e rëndë varfërie dhe braktisjeje institucionale po vijon prej dekadash. Hasime Rakipi dhe djali i saj Harjo Rakipi, i cili vuan nga probleme shëndetësore, jetojnë prej më shumë se 35 vitesh në një kasolle prej llamarine, në kushte që nuk i ngjajnë as minimumit të jetesës.

 

 

Hapësira ku ata strehohen nuk kalon 10 metra katrorë, dhe në këtë ambient të rrënuar mungon çdo kusht elementar, përfshirë edhe tualetin. Dimrat e ftohtë dhe verat përvëluese e kthejnë kasollen në një vend të pamundur për të jetuar.

 

E si të mos mjaftonin të gjitha këto, familja prej dy vitesh jeton pa energji elektrike, pasi OSHEE ka ndërprerë furnizimin për shkak të pamundësisë për të paguar faturat. Harjo Rakipi, i sëmurë, dhe Hasime Rakipi detyrohen të kalojnë netët në errësirë totale, ndërsa ditët i përballojnë me vështirësi të mëdha.

 

Vajza e Hasime Rakipit thotë se situata është bërë e padurueshme dhe se familja ka kërkuar ndihmë për vite me radhë.

 

 

 

“Askush nuk ka ardhur t’i shohë. Jetojnë në errësirë, në lagështirë dhe në kushte të papranueshme. Kemi trokitur kudo, por nuk ka pasur zgjidhje,” shprehet ajo.

 

Ndërsa Hasime Rakipi, mes dhimbjes dhe lodhjes së viteve, tregon se është ankuar disa herë edhe në Bashkinë Delvinë, por zëri i saj nuk është dëgjuar asnjëherë.

 

Intervistë – Hasime Rakipi

 

“Kemi kërkuar ndihmë, por nuk na ka parë njeri. Nuk kemi as dritë, as kushte. Dua vetëm pak ndihmë për djalin,” thotë ajo me zërin që i dridhet.

 

Rasti i kësaj familjeje ngre pikëpyetje të mëdha mbi funksionimin e skemave sociale dhe vëmendjen që institucionet duhet t’u kushtojnë rasteve të tilla ekstreme. Ndërsa zgjidhja mungon, në Delvinë, një nënë e moshuar dhe djali i saj vazhdojnë të jetojnë në kushte që sfidojnë çdo ndjenjë humaniteti.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Behije Dida – Moj kutia flori larë | Këngëtarja sarandjote sjell këngën e saj më të re
Mitropoliti Nathanail meshë për Krishtlindjet në Sarandë, mesazh dashurie dhe solidariteti për fëmijët
Qytetari apelon përmes Saranda Web: Bashkia të mos i marrë në dorëzim këto punime – VIDEO
Aksident në aksin Vrion–Krane, automjeti përmbyset në kolektor te kthesa e Finiqit
SPAK akuza 2 ish-prokurorëve të Sarandës: Morën 55,000 euro për një masë sigurimi
Radhë të gjata automjetesh në doganën greke në Mavromat

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.