E dhimbshme: Futbollisti humb jetën në fushën e lojës, në stadium edhe nëna e tij

02/02/2219:04

Shperndaje:

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi. Ka ndërruar jetë gjatë një ndeshje futbolli, futbollisti shqiptar Aleksandër Lambi, 22 vjeç.

Ishin minutat e para të sfidës, ku Lambi, bie pa ndjenja në fushën e lojës. Të gjithë lojtarët, mjekët e të dyja skuadrave u stabilizuan për të ardhur në ndihmë. I riu është dërguar në spital, por për fat të keq, nuk ka arritur të mbijetonte, duke ndërruar kështu jetë për shkak të një ataku kardiak.

Ngjarja bëhet edhe më tragjike, ku e ëma e futbollistit ka parë të gjithë skenën kur të birit i bie të fikët ne mes të fushës së blertë, pasi po ndiqte ndeshje nga tribuna e stadiumit.

Lambi, cilësohej si një futbollist mjaft i talentuar dhe ishte pjesë e ekipit grek Apolon Smirnis, ndërsa së fundmi, ishte i huazuar te skuadra e Liupoli, ekip në kategorinë e 3 të kampionatit grek.


U prehsh ne paqe, qofte i lehte dheu per Ty Aleksander! ⚽🇦🇱🇬🇷


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ionian Premium Villas kërkon Punonjëse për Pastrim
GRILL REPUBLIKA në Shëtitore kërkon Punonjëse pastrimi dhe Pjatalarëse
Hotel ONIX në Ksamil kërkon Punonjëse Pastrimi
Ishte në gjendje të dehur, djeg aksidentalisht banesën e tij
13 të arrestuar në doganën greke të Mavromatit (Qafë Botë)
Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.