Dy palë zgjedhje në 25 prill? Celibashi: Jam i detyruar të them PO

29/12/208:22

Shperndaje:


Duke marrë si shembull Kosovën, ku Gjykata Kushtetuese rrëzoi qeverinë Hoti, pyetja që lind natyrshëm është nëse e njëjta gjë mund të ndodhë edhe në Shqipëri.
Në Gjykatën Kushtetuese është një çështje që ka lidhje me zgjedhjet e 2019. Nëse ajo merr vendim që ato zgjedhje ishin të paligjshme, atëherë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është gati të organizojë dy palë zgjedhje në 25 prill.
Po, sepse jam i detyruar të them po”, u përgjigj Ilirjan Celibashi kur u pyet nga moderatorja Pranvera Borakaj.

Ndërsa Presidenti Ilir Meta i pyetur për “Quo Vadis” nëse do të dekretojë një datë të re zgjedhjesh për Shkodrën, Durrësin dhe Vorën, të cilat janë pa kryetarë bashkie, tha se duhet një vendim i Gjykatës Kushtetuese për të vendosur.

Kjo nuk është një pyetje që i takon Presidentit. Së dyti, nuk besoj se është shqetësim, sepse të gjitha Bashkitë në vend drejtohen në një mënyrë të çuditshme, që nuk bën ndonjë dallim të madh për këto raste.
Sigurisht,do të duhej një vendim i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e 30 qershorit, për të bërë vlerësime të tilla.” tha Presidenti Ilir Meta. /vizionplus


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.