Dhuna në familje, Në Sarandë dhe Delvinë 57 raste të denoncuara gjatë vitit 2021

21/10/2115:43

Shperndaje:

Dhuna në familje, vecanërisht dhuna ndaj vajzave dhe grave, është një fenomen, i cili, po mer përmasa gjithmonë e më të mëdha duke u bërë një nga temat kryesore të diskutuara këto 3 vitet e fundit në vendin tonë. Edhe pse shoqëria Civile është duke ngritur zërin vazhdimisht nëpërmjet ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit, nëpërmjet nismave konkrete, si, aktivitetet, protesat, nismave të ndryshme, shërbimeve psiko sociale, ligjore, strehëzave deri edhe lobimin për ndryshime në legjislacion nga qeveria, ende ngelet një plagë e thellë, e cila, dhëmb gjithmonë  e më shumë.

Një nga shkaqet kryesore që ka ndikuar në përshkallëzimin e dhunës në familje, duke rritur nr e viktimave të dhunës është që prej izolimit nga pandemia.

Tregues janë rastet e raportuara në polici, në organizatat e shoqërisë civilë, kërkesa për UM/UMM dhe humbja e shumë jetëve. Kurba e dhunës në familje ka pësuar rritje të menjëhershme dhe izolimi nga pandemia bëri qe rastet e raportuara dhe trajtuara, të menaxhohen dhe ndiqen me shumë vështirësi, comfort rregullave dhe ligjeve.

Në bashkinë Sarandë, Delvinë, Finiq dhe Konispol prej disa vitesh ky Mekanizëm është funksional, në sajë të kontributit nga Shoqata e Gruas “JONA” Sarandë, pjesë e  AWEN, Rrjeti I fuqizimit të Gruas në Shqipëri, si iniciatore kryesore për ngritjen e tij, në secilën bashki duke rruajtur një bashkëpunim tepër të mirë dhe korrekt me të gjithë anëtarët e mekanizmit.

Shoqata “ JONA”  trajton të paktën 100 viktina të dhunës në familje cdo vit me shërbime psiko-sociale, juridike, këshillime dhe programe të tjera për nxitjen e vetpunësimit, sipas projekteve që zbaton.

Sipas statistikave në rrethin Sarandë dhe Delvinë, deri tani  të paktën 57 Udhra Mbrojtjeje dhe Urdhra të Menjëhershëm Mbrojtjeje janë lëshuar nga Gjykata e Rrethit Sarandë, për periudhen janar – tetor 2021.

Për vitin 2020 janë rregjistruar  78 Udhra Mbrojtjeje dhe Urdhra të Menjëhershëm Mbrojtjeje. Ku nr më të lartë e mban bashkia Sarandë, nga të cilat në vitin 2020 ka trajtuar me ndihmë ekonomike si viktima të dhunës në familje, 21 raste. Dhe 20 raste të trajtuara në periudhën janar – tetor 2021.

Në krahasim me bashkinë Delvinë dhe Konispol ku nr i viktimave të dhunës të trajtuara me ndihmë ekonomike është 2 për bashkinë Delvinë dhe 0 për bashkinë Konispol.

MKR, përfshin institucionet që operojnë rreth një bashkie, si Gjykata, Prokuroria, Komisariati, Përmbarimi, Shërbimi I Provës, Prefektura, Shëndetësia, Arsimi, Zyra e Punës, Shoqëria Civile etj.

Një rol i rëndësishëm i MKR-së është edhe ai i përmirësimit të vazhdueshëm të trajtimit të rastit si dhe zgjerimit të burimeve që u ofrohen viktimave të dhunës në familje. Në rrethin tonë ka trajtuar dhe i ka dhënë zgjidhje një sërë rasteve emergjente të raportuara, evidentuara nga vet anëtarët e MKR apo nga media.

Megjithatë, dhuna mund të parandalohet, por shteti duhet të shohi me prioritet ndryshimin e legjislacionit, për shtrëngimin dhe rëndimin e masave ndëshkimore për rastet edhunës në familje, vecanërisht vajzave dhe grave, ku statistikat tregojnë se është duke u rritur numri I viktimave të dhunës të vilat kanë humbur jetën nga partnerët e tyre. Gjitjashtu, ti japi prioritet vijës së parë që hasen me këto viktima, për rritjen profesionale të tyre, për trajtimin, menaxhimin dhe referimin e rasteve, vecanërisht punonjësve të komisariatit, shëndetësisë dhe arsimit. Të cilët janë 3 shtyllat kryesore për evidentimin e rasteve, pas shoqërisë civile që është e vetfuqizuar enkas për këto target grupe.

Edhe pse qytete të vogla, tek ne dhuna nuk flë gjumë, por fle në shumë vatra që duhet të ishin të ngrohta mes annëtarve të familjes, për të cilën është dhe qëllimi I krijimit të saj, në momentin që është lidhur. Ndonëse covid e ka vështirësuar situatën,  gjëndja e keqe ekonomike është një indicator thelbësor për tu bërë shkak i9 dhunës në familje, krahas, alkoli, xhelozisë, nivelit të ulët arsimor dhe social etj.

Por, këto nuk duhet të jënë arsye që ju të heshtni.

Denonconi dhunën, qoftë ajo fizike, psikologjike, seksuale, ekonomike…

Raportoni në komisariat, në media, tek shoqata Jona, tek bashkia juaj, mjeku I familjes, mësuesi, kolegu … aty ku ju ndiheheni më të pranuar.

Jeta është shumë  e shtenjtë për ta jetuar me dhimbje dhe e nënshtruar.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.