Detaje tronditëse/ Zbardhen pistat e hetimit për vrasjen e rojes së kantierit

01/06/2012:31

Shperndaje:


Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në Himarë, aty ku ngeli i vrarë Ylli Luçaj, 65- vjeçari që punonte si roje i rrugës së re në në fshatin Kuç.
News24 raporton se roja u qëllua 7 herë në kraharor, teksa në vendngjarje kishte 14 gëzhoja.
Vendi ku u vra nuk ishte shumë larg vendit ku punonte. Ai u gjet nga i biri, i cili doli ta kërkonte 24 orë pasi ai ishte zhdukur.
Madje Luçaj kishte edhe shenja plagësh në trup prej kafshëve të egra në pyll.
Tashmë si pistë hetimi është edhe ajo e kultivimit të kanabisit për shkak se ai u gjet i vdekur në një zonë pyjore.

Pistë tjetër lidhet me ndërtimin e rrugës së re Kuç-Himarë, por nuk përjashtohet as ajo e ndonjë konflikti që viktima mund të ketë pasur gjatë ditëve të fundit.
65-vjeçari u gjet pa shenja jete në pyllin mes Qeparoit dhe Kuçit.
Pas verifikimeve paraprake u zbulua se Yllu Luçaj, i cili punonte roje në rrugën e re që lidh fshatin Kuç me Himarën, ishte vrarë me pesë plumba kallashnikovi.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Festa e Midhjes rikthehet në Ksamil më 30–31 Maj 2025
Njoftim për Punonjës/e për përgatitjen e mëngjeseve dhe Kamarier/e – Banakier/e
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE- Specialist i Marrjes në Sigurim, Sarandë
Amarino Restaurant & Hotel – Ksamil kërkon të punësojë staf. Ofrohet akomodim
Belinda Balluku: Nga nesër deri më 15 shtator në tunelin e Llogarasë do kaloni pa pagesë
Sezoni turistik në Sarandë, mblidhet Task-Forca: Prioritet rritja cilësore e shërbimit turistik

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.