Denoncoi hajdutërinë e rojeve të portës në Kakome, Gent Papagjika arrestohet bashkë me vëllanë

28/08/2315:43

Shperndaje:

Genti Papagjika, njeriu që ka denoncuar me video në Saranda Web hajdutërinë e rojeve të portës së Kakomesë, është arrestuar nga Policia.

Së bashku me të është arrestuar edhe vëllai Nevil Papagjika.

Komunikata e Policisë

Kundërshtuan punonjësit e Policisë dhe i penguan ata për kryerjen e detyrës, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër), njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit G. P., 43 vjeç dhe N. P., 35 vjeç, të dy banues në Sarandë.

Gjatë shoqërimit të shtetasit G. P., i cili ishte shpallur në kërkim policor pasi ka goditur punonjësit e një shoqërie private për sigurinë, në Kakome, shërbimet e Policisë janë kundërshtuar dhe janë penguar për kryerjen e detyrës, nga 43-vjeçari dhe nga vëllai i tij, shtetasi N. P.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

JEPET ME QIRA Ambient Beach Bar në Sarandë
Qeveria përditëson rregullat për të huajt dhe shton Kartëqëndrim për familjarët e shtetasve nga BE
Vendim i qeverisë: Kapiteneria e Portit Sarandë kalon në administrim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë
Përparim Ahmeti: Ndihma ekonomike në Sarandë sa bakshishi i zyrtarëve në dreka e darka
Takim për ringjalljen e teatrit dhe mbrojtjen e vlerave të muzeut të gjimnazit në Sarandë
Hotel Panorama në Sarandë kërkon Kamarier/e, Sanitare dhe Mirëmbajtës

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.