Denoncim i prindërve: Turp të quhen libra falas, librat e rinj i mbajnë për miq e shokë – VIDEO

03/09/2511:24

Shperndaje:

Denoncim i prindërve: “Turp të quhen libra falas – librat e rinj i mbajnë për miq e shokë!”

 

Përshëndetje Saranda Web,
Dua të bëj një denoncim publik për gjendjen e librave që u shpërndahen nxënësve në shkolla. Është turp të përdoret fjala “falas”, kur në të vërtetë këto libra nuk shërbejnë për të edukuar brezin e ri, por për ta ç’ edukuar.

 

 

 

Libra të grisur, pa kopertina, me fjalë fyese të shkruara brenda, nuk mund të konsiderohen mjete mësimore. Si mund të mësojë një nxënës me libra të tillë? Prindërit ndihen të detyruar t’i marrin këto libra të përdorur, ndërsa do të ishte shumë më e drejtë që ata që kanë mundësi t’i blejnë vetë, ndërsa librat e rinj t’u jepen vetëm atyre familjeve që nuk kanë mundësi ekonomike. Mos i mundoni prindërit dhe fëmijët me libra të padenjë për shkollim. Turp!

 

 

Një tjetër prind shkruan:
“Jam një prind, kam tre fëmijë në shkollën ‘9 Tetori’. Dy më të mëdhenjt morën librat sot dhe ishin në gjendje skandaloze: të grisura, të zhgarravitura. Librat e rinj i mbajtën për miq e shokë…”

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Pension për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta, zbatimi nis në qershor
Zbardhen zonat për “Paketën e Maleve” në Sarandë: 22 Ha në Gjashtë dhe 43 Ha në Lëkurës
Banorët denoncojnë: Lumi në Borsh po mbushet me mbetje, rrezikohet edhe plazhi – VIDEO
Bashkia Sarandë dorëzon hartat e “Paketa e Maleve”, ishte vënë kusht për rikandidimin
“Pritet shiriti” i inaugurimit të punimeve për ujësjellësin e Sarandës nga burimet e Tatzatit
Arameras Resort në Ksamil kërkon të punësojë Financier/e

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.