Demokratët e Sarandës fillojnë firmosjen e peticionit për shkarkimin e Bashës

30/09/2115:32

Shperndaje:

Demokratët e Sarandës kanë filluar të firmosin peticionin e inicuar nga Sali Berisha, nismë e cila ka synim përfundimtar shkarkimin e kryetarit të PD Lulzim Basha.

Pavarësisht premtimeve që po marrin nga njerëz pranë Lulzim Bashës për të mos e braktisur Lulin se do vijë dita të hanë me lugë floriri, duket se demokratët e ndarë mendjen se nuk kanë kohë për të humbur.

Spiro Vaso, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD si dhe Anëtar i Kryesisë FRPDSH, ka njoftuar publikisht se ka vendosur të firmos formularin.


Spiro Vaso shkruan se: Demokracia është një formë qeverisje në të cilën shumica e njerëzve ushtrojnë sovranitetin e tyre ose drejtëpërdrejtë, nëpërmjet referendumeve, ose në mënyrë jo të drejtëpërdrejtë, nëpërmjet zgjedhjes së përfaqësuesve. Duke filluar pas luftës së dytë botërore, interpretimet për demokracinë si rend qeverisës janë shumuar, dhe ndërmjet tyre ka dallime të mëdha.
Gjatë historisë së sistemeve politike qeverisëse, brezi i sistemeve shtetërore demokratike është zgjeruar dhe në të futen rendet shtetërore liberale, rendet shtetërore një partiake deri tek rendet shtetërore të emërtuara demokratike por që në të vërtet nuk kanë asgjë që i lidh me kuptimin e fjalës demokraci, -shkruan spiro Vaso.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Denoncim nga një shtetase amerikane: Po kërcënohem nga një bashkëkombës që jeton në Sarandë
Kompania Gjoni kërkon të punësojë Punonjës / Shofer
CIAO Bar Restaurant në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026 – Ofrohet akomodim
Onhezmus 1 Boat Tours kërkon të punësojë staf për sezonin
MARKATO JURI në Sarandë kërkon Menaxher/e dhe Krepier/e
Big Market Sarandë kërkon të punësojë specialist fast food-i

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.