Delvina synon Kategorinë I, pas futbollistëve synon edhe ish-trajnerin e Butrintit

30/11/1619:05

Shperndaje:


Ekipi i Delvinës po bën një paraqitje të mirë në ecurinë e deritanishme në Kategorinë e Dytë, kategori ku ndodhet edhe ekipi i Butrintit të Sarandës. Aktualisht ekipi i Delvinës gjendet në vendin e tretë të grupit B në Kategorinë e Dytë në kuotën e 18 pikëve, 6 pikë larg kreyesuesve të Naftëtarit të Kuçovës. Duke parë ecurinë dhe përkushtimin e lojtarëve të ekipit, 5 prej të cilëve janë lojtarë të larguar nga ekipi i Butrintit, drejtuesit e Klubit të Delvinës sytë i kanë drejtuar nga Kategoria e Parë. Përveç 5 lojtarëve sarandiotë Artan Mecani, Bernardo Bazaj, Andri Rugji, Adrian Xhibro dhe Mariglen Nelaj që aktualisht luajnë me Delvinën, sipas informacioneve tona, drejtuesit e Delvinës shikojnë mundësinë të afrojnë te ekipi i tyre edhe ish-trajnerin e Butrintit Odisea Çipa.klubi-delvina

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.