Delvina fiton derbin, Butrinti: Lojtarët u dhunuan

26/11/1720:37

Shperndaje:


Delvina ka arritur ta fitojë takimin me rivalët e përjetshëm të Sarandës,  me rezultatin 2 – 0, megjithëse e mbylli takimin me 9 lojtarë.
Takimi nis i qetë por vendasit janë të tensionuar që në minutën e 6 gjyqtari Cjapi ndërpret disa sekonda lojën dhe kërkon qetësi. Në minutën e 10 të takimit krijohet sërisht tension në fushë pasi gjyqtari Cjapi rrethohet nga futbollistët vendas të cilët e shtyjnë. Në minutën e 11 nga një goditje dënimi sulmuesi Mehmeti godet tranversën. në minutën e 14 tjetër tension në fushë një ndërhyrje e gabuar e Bracullës detyron gjyqtarin Cjapi ta ndëshkojë me karton të verdhë këtu nis tensioni pasi rreth 6-7 futbollistë të ekipit të Delvinës dhe e shtyjnë duke i bërë presion. Gjyqtari Cjapi pasi e lë situatën të qetësohet ndëshkon me karton të kuq mbrojtësin Xhibro i cili i turret arbitrit duke tentuar ti marrë kartonin e kuq nga dora njëkohësisht edhe futbollistët e tjerë të Delvinës krijojnë kaos në fushë nga ku futen edhe zyrtarë të klubit ndërkohë që tifozët tentojnë të hyjnë në fushë por ndalohen nga policia ndërkohë që sendet e forta dhe kapsollat fluturojnë në fushën e lojës. Në mbështetje të forcave të rendit vijnë edhe një grup i gatshëm i FNSH-së. Nga ky kaos i krijuar Gjyqtari Cjapi tërhiqet në dhomat e zhveshjes dhe del prej aty pas 22-25 minutash. Këtu rifillon sërisht loja normalisht ndërkohë që tifozeria vendase krijon atmosferë festive duke lëshuar edhe kapsolla papushim. Në minutën e 61 të pjesës së parë Mehmeti kroson në zonë për Myftarin i cili bën më të vështirën duke e nxjerr topin jashtë. Butrinti kundërpërgjigjet me Barkën në minutën e 64 të pjesës së parë i cili me portën bosh e nxjerr topin jashtë. futbollistët e ekipit të Butrinti duket se vetëm ecin në fushë dhe nuk e kanë mëndjen te loja ndihet disi një farë frike tek ta. Pjesa e dytë fillon 5 minuta pas ndërprerjes së të parës. Në pjesën e dytë fillojnë ndërhyrjet e rënda dhe gjyqtari Cjapi e ka të pamundur të ndëshkojë futbollistët. Në minutën e 74 Rugji gjuan me kokë nga brenda zonës dhe shënon golin e parë. festë në shkallët e stadiumit. Ndërsa në minutën e 75 Bilo gjuan me kokë një nga futbollistët e Butrintit duke marrë edhe kartonin e kuq. Delvina ngelet me 9 futbollistë. Në minutat e fundit Delvina fiton një penallti e cila ktheht në gol nga Mehmeti. Disa nga futbollistët e Butrintit në kushte anonimati u shprehen “se që e pamundur të luaje futboll në ato kushte. gjyqtari Kryesor u tremb dhe nuk duhej të ishte vazhduar loja në ato kushte” Ndërsa zyrtar të Butritntit theksuan se kërkojnë fitoren në tavolinë të ndeshjes.
Ky takim u përcoll live nga Delvina nëpërmjet Saranda Web
PJESA I

 

PJESA II


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.