Covid-19/ Situata në Greqi dramatike, spitalet të tejmbushura. Apeli i mjekes greke

20/09/2016:38

Shperndaje:


Pneumologia dhe drejtoresha e një klinike në Greqi, Mina Gaga në një dalje për shtyp u ka bërë thirrje qytetarëve grek që të tregohen të kujdesshëm pasi situata është jashtëkontrollit. Ajo është shprehur se nuk ka vende të lira më në spitale pasi sa hapen klinikat për kurim, mbushen direkt nga fluksi i madh i të infektuarve.

“Shpresoja se do të ishim më mirë tani, por nuk jemi. Sot kemi hapur pesë klinika dhe dy njësi, pasi gjërat janë vështirësuar.
Ne si mjek jemi në ankth, për mënyrën se si do t’i trajtojmë rastet dhe do të parandalojmë humbjen e jetëve.
Prisja që qytetarët tashmë të ishin përgatitur dhe të tregoheshin më të kujdesshëm. Shkalla e shtrimit në spitale po na frikëson vërtet.
Sapo njësia hapet, mbushet me pacientë, ndërsa ende nuk kemi vaksinë”,- ka shtuar Gaga.

Ndërkohë që në Greqi Covid-19 ka prekur në total 14,978 persona, ndërsa 331 kanë humbur jetën.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Villa OSCAR në Ksamil kërkon Sanitare hoteli. Ofrohet akomodim
La Mar Restaurant në shëtitore kërkon Ndihmës Kamarier/e dhe Sanitare
Restorant ‘MAREA’ kërkon Zgarist, Ndihmës Kuzhinier/e dhe Punonjëse Pastrimi
“Mr. Crabs” kërkon Nd. Kuzhinier, Kamarier dhe Nd. Kamarier Ofrohet akomodim
Parku fotovoltaik rikthehet në rend dite – Banorët kundërshtojnë ndërtimin në tokën që e pretendojnë pronë
Gjykata rrëzon kërkesën e ish-deputetit, “toka e prodhuar” nga mbushja e detit do të bëhet kënd lojrash

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.