CNN: Konflikti Greqi-Turqi mund të prekë të gjithë rajonin

26/08/2014:10

Shperndaje:


“Duket se në ujërat e Mesdheut lindor tensioni po acarohet pasi Greqia dhe Turqia, aleatë te NATO-s dhe njëkohësisht rivalë historikë, po i afrohen gjithnjë e më shumë një konfrontimi të mundshëm ushtarak që mund të përfundojë duke përfshirë rajonin”. Kështu shkruan prestigjozja amerikane CNN në një editorial të ditës së sotme.
Prej ditës së martë, anije luftarake nga të dy vendet po tregojnë forcën e tyre në rajonin e kontestuar mesdhetar lindor, pas nisjes së një ekspedite kërkimore për gaz dhe naftë që Turqia ka nisur në ujërat territorial greke, gjë e cila ka shtuar fërkimet dhe mosmarrëveshjet e vjetra.

Ndërsa dy vendet tani janë të angazhuar të flasin me gjurmën e forcës, Gjermania po kërkon të lehtësojë tensionet që kërcënojnë përhapjen në rajon.
“Dritaret e bisedës midis Greqisë dhe Turqisë tani duhet të hapen më tej dhe jo të qëndrojnë të mbyllura. Për më tepër, në vend të provokimeve të reja, tani kemi nevojë për të filluar diskutime te drejtpërdrejta,” citon CNN të ketë thënë Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas, i cili vizitoi dje Athinë dhe Ankara në përpjekje për t’i rikthyer të dy vendet në tryezën e bisedimeve.

Tensionet u ndezën edhe më shumë kur Ankaraja njoftoi se ishte duke zgjatur kohën e misionit të eksplorimit sizmik me anijen Oruc Reis e cila shoqërohet nga disa anije luftarake turke.
CNN thotë se sipas një studimi të vitit 2010 nga Sondazhi Gjeologjik i SHBA-së, në sektorin ku po kryhen kërkime ka afërsisht gjendje sasiore prej 1.7 miliardë fuçi naftë 122 trilion metra kub gaz.

Përpjekjet gjermane për të arritur një marrëveshje midis Greqisë dhe Turqisë dështuan fillimisht në fillim të korrikut. Turqia pezulloi përkohësisht kërkimet sizmike për gaz në zonën e diskutueshme ndërsa bisedimet ishin në vazhdim.

Por, sipas qeverisë turke, ato bisedime dështuan pasi Greqia nënshkroi një marrëveshje të pjesshme të demarkacionit detar me Egjiptin.Që nga ajo kohë Turqia ka kryer hetime në ujërat e kontestuara.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Kishte dëgjuar se këtu s’ka shtet, arrestohet 24-vjeçari nga Belgjika
Një djalë dhe një vajzë 17 vjeçarë procedohen pas sherrit në aktivitetin sportiv
Një tjetër arrestim për dhunë në familje
Dëgjesa publike për Paketën Fiskale dhe Buxhetin e Bashkisë Sarandë për 2025 – LIVE
Anila Denaj: Në 2025 do të rritet mbështetja për fermerët, do investohet në ujitje dhe kullim
Njoftim Punësimi Vjetor në Restaurant Balcony mbi Shëtitoren e Sarandës

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.