Çifti nga Saranda të prekur nga koronavirus

12/03/209:13

Shperndaje:


Evidentohen të sëmurë shqiptarë me CoVid19 ne Greqi. Bëhet fjalë për një çift biznemenësh me origjinë nga Saranda, banorë të ishullit Zakinthos.

Ata u evidentuan me virusin vdekjeprurës mbas një udhëtimi biznesi ne veri të Italisë. Sapo ata mbërritën në ishullin Zakinthos, ata paraqiten simptomat e sëmundjes dhe u izoluan në ambientet e banesës së tyre.

Mjekët e spitalit rajonal të Zakinthos, thonë se gjendja e tyre klinike është mjaftë e mirë dhe për momentin po reagojnë normalisht ndaj barnave që po trajtohen.

Sapo u bë e ditur infektimi i tyre, autoritet e ishullit të Zakinthos urdhëruan dizifektimin dhe mbylljen e menjëhershme restorantin shumë të frekuentuar që çifti ka në pronësi në qendër te ishullit Jonian dhe kalimin në karantinë edhe të 2 punonjësve të tjerë të restorantit edhe ata me origjinë shqiptare. Deri tani, punonjësit nuk kanë shenja te virusit.

Në ishullin e Zakinthos janë evidentuar disa raste me Covid19,por për momentin nuk bëhet e ditur se kush është burimi i infektimit të banorëve. Zona e Zakinthos, Pirgos Ilias, Katakolos dhe Patras, janë vlerësuar si ndër më të prekurat në Covid19


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Shelegari 15 ditë pa ujë të pijshëm – Banorët: pimë ujë nga kanali
Njoftim punësimi për staf në Restorant Piceri SUNSET në Ksamil
Policia: Kapet një shpërndarës në Sarandë, iu gjetën doza gati për shitje
Kompania Greke Infovest ofron mundësi për të punuar nga shtëpia
Qeni kafshon një të moshuar, nis procedimi penal ndaj pronarit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.