Çifti nga Brazili kërkon shpëtimtarët e jetës së tyre në kanalin e Vivarit

09/09/2414:35

Shperndaje:

Një çift brazilian, që ishte me pushime në Sarandë, ka kontaktuar me Saranda Web për të kërkuar shpëtimtarët e tyre, pas një aksidenti të rëndë që ndodhi më 31 korrik në kanalin e Vivarit, pranë Butrintit. Ata shprehen se u shpëtuan nga vdekja falë ndërhyrjes së menjëhershme të disa personave të panjohur që ndodheshin në vendin e ngjarjes.

 

“Unë dhe i dashuri im u aksidentuam në kanalin e Butrintit më 31 korrik dhe po kërkojmë njerëzit që na shpëtuan jetën, ata që na nxorën nga makina dhe infermieren që na dha ndihmën e parë. Ne pothuajse humbëm jetën dhe me të vërtetë duam të njohim ata që na shpëtuan,” shprehet gruaja 34-vjeçare, e cila kishte gjendje më të stabilizuar pas aksidentit.

 

Gjendja e partnerit të saj 53-vjeçar ishte kritike në momentet e para pas aksidentit, por falë ndihmës së shpëtimtarëve, ata arritën të dërgoheshin drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

 

Sot, çifti brazilian dëshiron me çdo kusht të falënderojë publikisht njerëzit që ndërhynë në ato çaste të vështira dhe që luajtën një rol vendimtar në shpëtimin e jetës së tyre. Ndihma e tyre e shpejtë dhe përkushtimi mbetet i paharrueshëm për çiftin, i cili ndodhet ende në rikuperim, por plot mirënjohje për ata që u dolën në ndihmë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Zbulohet një tjetër “shtëpi bari” në lagjen nr. 2 në Sarandë – Operacioni policor në vijim
Elite Postë e Shpejtë kërkon të punësojë Korrier në Sarandë
Ndahet nga jeta Mitro Zhupa, ish-drejtor i Minierës së Kripës së Gurit në Dhrovjan
Arrestohen 2 të moshuar në Sarandë, plagosën me thikë një të mitur: Na shante fëmijët
Kryqëzimi për në Karahaxh përsëri në errësirë, dritat u ndezën 2 netë dhe u fikën sërish
Gjuetia rikthehet pas 12 vjetësh, por menaxhimi i zonave i kalon privatit

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.