Plazhi publik në Sarandë me çadra dhe shezlongë falas! Pushuesi: Nuk e besova derisa e pashë vetë

07/07/2319:09

Shperndaje:

Plazhi publik në Sarandë me çadra dhe shezlongë falas! Pushuesi: Nuk e besova derisa e pashë vetë

Në plazhin publik pranë Shëtitores së Sarandës janë vendosur çadra e shezlonë falas. Kjo është nisma e parë e kryebashkiakut të ri të Sarandës, Oltion Çaçi e mirëpritur si nga banorët e qytetit, ashtu edhe nga pushuesit e shumtë që ndodhen për pushime në Sarandë.

“Tani që kanë vënë çadrat shumë mirë është. Populli bën banjo dielli pa lek. Është hera e parë që i shijojmë pa lek. Shërbimi është i mirë dhe i pastër. Këtë ndryshim duhet ta kenë dhe bashkitë e tjera bregdetare”, thanë ata. Një prej qytetarëve shprehet se nuk e besoi, madje mendoi se çadrat ishin vendosur me pagesë nga lokalet dhe bizneset pranë plazhit.

“Kur e pashë në mediat sociale mendova se janë çadrat e lokaleve, nuk e besova derisa i pashë vete”. Ndryshimi në plazhin publik ka suprizuar mjaft edhe pushuesit e përvitshëm që zgjedhin Sarandën për pushimet e verës. Ata vlerësojnë vendosjen e çadrave pa pagesë nga Bashkia Sarandë si të dobishme, pasi ata nuk do të detyrohen të blejnë dhe lëvizin çdo ditë me çadër me vete.

“Kam eksperiencë shumë të mirë këtu, njerëzit janë miqësor, ushqim i mirë dhe çmim i lire, plazhi publik falas. Çadrat në plazh janë falas, deti i pastër çdo gjë shumë mirë”, shprehen dy turiste të huaja.

Turistet vlerësojnë nismën e Bashkise dhe ua sugjerojnë ta ndjekin e bashkitë e tjera bregdetare.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Denoncim nga një shtetase amerikane: Po kërcënohem nga një bashkëkombës që jeton në Sarandë
Kompania Gjoni kërkon të punësojë Punonjës / Shofer
CIAO Bar Restaurant në Ksamil kërkon staf për sezonin 2026 – Ofrohet akomodim
Onhezmus 1 Boat Tours kërkon të punësojë staf për sezonin
MARKATO JURI në Sarandë kërkon Menaxher/e dhe Krepier/e
Big Market Sarandë kërkon të punësojë specialist fast food-i

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.