Butrintit i kthehet buzëqeshja pas fitores me Naftëtarin

03/03/1917:40

Shperndaje:


Ekipi i Butrintit ka fituar takimin e sotëm luajtur në stadiumin “Andon Lapa” të Sarandës përballë Naftëtarit të Kocovës.
Takimi i cili është dominuar plotësisht nga Butrinti ka përfunduar me rezultatin e thellë 5-1
Butrinti e ka gjetur rrugën e rrjetës që në minutën e 10-të me gol të Dalanaj, për të shënuar përsëri në minutën e 24-t me anë të Myftarit. Pjesa e parë ka përfunduar 2-0
Menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë ka qenë E. Lloj i cili ka shënuar golin e tretë në minutën e 46-të. Në minutën e 48-të autogoli i E. Lanaj do ta conte rezultatin në 4-0
Në minutën e 70-të ka qenë Dhrami që ka vulosur serinë e golave të ekipit të Butrintit.
Naftëtari ka shënuar në minutën e fundit golin e nderit me autor F. Mucaj
Me këtë fitore Butrinti shkon në kuotën e 16 pikëve, por ende mbetet në vendin e 10-të klasifikimit.

Ky takimi është transmentuar LIVE nga Saranda Web
PJESA I

PJESA II


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Progonati SHPK kërkon Shefe Finance, Arkëtare dhe Faturiste
Investitorët strategjikë marrin portet turistike pa garë dhe bëhen pronarë të përjetshëm
Butrinti fiton në transfertë ndaj Këlcyrës dhe mbetet në ndjekje të kreut
Këlcyra – Butrinti / LIVE – Butrinti kërkon kreun e rënditjes
Shërbimet ‘online’ pa alternativë po e kthejnë dixhitalizimin në barrë për më të dobëtit
Banorët në Piqeras 4 orë pa energji, OSHEE nuk u përgjigjet në telefon

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.