
British Council fton producentët kreativë në trajnimin online falas



Këshilli Britanik në Shqipëri e publikon fillimin e thirrjes së hapur për pjesëmarrje në
programin për trajnimin e producentëve kreativë. Ftohen kandidatët nga Ballkani
Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe
Serbia) që t’i dorëzojnë aplikimet e tyre deri më 22 nëntor të vitit 2021. Gjithsej 20
producentë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor do të ftohen të marrin pjesë në program.
Programi për trajnimin onlajn dyjavor falas është disenjuar që t’i zhvillojë produksionet
krijuese si profesion dhe praktikë të mirë artistike në të gjitha vendet e përfshira dhe në
Mbretërinë e Bashkuar. Këshilli Britanik dëshiron që t’i motivojë producentët e rinj
krijues dhe ta inkurajojë eksperimentimin artistik dhe punën me forma të ndryshme
artistike.
Pjesëmarrësit në program do të fitojnë aftësi për të disenjuar ide kreative projektuese
dhe do të mësojnë se si ta transmetojnë në mënyrë më efektive idenë e tyre tek publiku
i synuar dhe palët e interesuara. Ata gjithashtu do të mësojnë se ku, kur dhe si do të
zhvillohet realizimi praktik. Idetë më të mira projektuese do të marrin mbështetje
financiare dhe mentorim.
Fasilitatori i programit është kompania prodhuese artistike dhe kreative Curated Place
nga Mbretëria e Bashkuar, e cila është e specializuar për programe publike
ndërkombëtare, instalacione të mëdha publike, vepra origjinale, zhvillim të artistëve,
strategji muzikore, ngjarje dhe shpërndarje të qëndrueshme të prodhimit.
Nëse janë të interesuar të marrin pjesë në program, kandidatët duhet ta plotësojnë
formularin e aplikimit në ueb-faqen e Këshillit Britanik deri më 22 nëntor të vitit 2021 në
orën 23:59. Përzgjedhja e aplikimeve do të shpallet më 6 dhjetor të vitit 2021.
Për pyetje dhe informacione shtesë për mediat, kontaktoni me Stefan Jokanoviq në
stefan.jokanovic@britishcouncil.org
Këshilli Britanik është organizatë ndërkombëtare nga Mbretëria e Bashkuar, e cila është e
dedikuar në marrëdhëniet kulturore dhe mundësitë arsimore. Ne ndihmojmë në krijimin e një
atmosfere miqësore gjatë zhvillimit të bashkëpunimit dhe forcimin e mirëkuptimit të ndërsjellë
midis Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera. Synojmë të japim kontribut pozitiv drejt
zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar dhe vendeve të tjera dhe të bëjmë ndryshim në jetën e
njerëzve përmes krijimit të mundësive, duke u lidhur dhe duke ndërtuar besim. Punojmë në mbi
100 vende të botës në fushën e artit dhe kulturës, gjuhës angleze, arsimit dhe zhvillimit të
shoqërisë civile. Çdo vit arrijmë deri në mbi 20 milionë njerëz përmes ngjarjeve tona dhe deri në
mbi 500 milionë njerëz përmes kanaleve dhe mediave onlajn.
Këshilli Britanik e ndërlidh rajonin e Ballkanit Perëndimor me modelet e fuqishme të Mbretërisë
së Bashkuar në fushën e industrisë krijuese dhe mbështet individë dhe institucione në zhvillimin
e ofertave kulturore. Përmes artit, Këshilli Britanik bashkëpunon çdo vit me mbi 7.000
profesionistë dhe liderë të artit dhe kulturës, duke arritur audiencë prej 350.000 njerëzish në
terren dhe 1.5 milion të tjerë përmes kanaleve të ndryshme onlajn dhe mediave tradicionale.




Na ndiqni:
Postimet e fundit

Themelohet “Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit”
18/11/2112:10

Qytetari nga Polonia raporton në Saranda Web: Plazhi po shkatërrohet, hedhin inerte
18/11/2112:10

Nisma e Luleve: Nga sot Gjiri i Sarandës është i pastër nga gomat
18/11/2112:10

SARANDA ÇEL SEZONIN TURISTIK 2022 – VIDEO
18/11/2112:10

4 të plagosur nga përplasja e 3 automjeteve në “segmentin e aksidenteve”
18/11/2112:10

Tjetër aksident në “segmentin e aksidenteve”, ka të plagosur
18/11/2112:10

Auron Tare: Çështjen e Butrintit ta çoj në Senatin amerikan
18/11/2112:10

Pegasus Travel&Tours kërkon të punësojë Angjente Turistike dhe Agjent Zyre
18/11/2112:10

Rënia në Kategorinë e Dytë: Shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues i KS Butrinti
18/11/2112:10

NJOFTIM PUNËSIMI NË “ASI ROOFTOP HOTEL”
18/11/2112:10




Rezervime

Dhomë me kuzhinë, për pushime me miqtë
18/11/2112:10

Vilë për pushime, me pishinë dhe gjelbërim
18/11/2112:10

Apartament Ksamil 1+1
18/11/2112:10

Hotel IL CONTE DI MONTE CRISTO
18/11/2112:10

Vila Alvin, Apartament 2+1 me pamje nga deti
18/11/2112:10
Suvenire

Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
18/11/2112:10

Suvenire nga Saranda
18/11/2112:10

Suvenire nga Saranda
18/11/2112:10

Pelikani i Butrintit – Imitim mozaiku i Butrintit, punim nga Agur Kapo
18/11/2112:10

Suvenire nga Saranda – Shegë
18/11/2112:10



