Blegtorët e Jugut në protestë: bllokojnë aksin nacional Gjirokastër-Sarandë – VIDEO

22/01/2419:49

Shperndaje:

Këtë të hënë dhjetëra blegtorë të Gjirokastrës, Sarandës, Delvinës, Tepelenës, Përmetit janë bërë bashkë te ura e Kardhiqit, duke bllokuar aksin nacional Gjirokastër-Sarandë. Protesta e tyre merr shkak nga çmimi i ulët i shitjes së qumështit dhe vjen pas proteses se Vlores.

Ata thanë se baxhot dhe fabrikat e blejnë qumështin me 100 deri në 120 lek për litër, ç’ka po i çon drejt falimentimit pasi me këtë çmim nuk mund të përballojnë shpenzimet për mbarështimin e bagëtive.

“Kam 400 krerë bagëti dhe do t’u hap shtegun t’i hajë ujku, se asnjë mbështetje nuk ka nga shteti. Subvencionet janë tallje. Ky sektor është drejt zhdukjes! Baxhot kërkojnë ta blejnë qumështin me 120 lek për litër, ndërsa djathin e shesin me 1 400 lek për kg. Kjo është e patolerueshme, ndaj kërkojmë nga Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj dhe Kryeministri Edi Rama të marrin masa, sepse ne jemi në prag falimenti”- u shpreh një prej blegtorëve. 

Blegtorët e Jugut kërkojnë nga autoritetet shtetërore të ndërhyjnë kundër monopolit që duan të krijojnë fabrikat e përpunimit të qumështit në çmimin e blerjes së këtij produkti, që është lëndë e parë në përpunim e bulmetit.

VIDEO në youtube https://youtu.be/ZP7FKn4_N0E


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“Mr. Crabs” në Ksamil kërkon Ndihmës Kuzhinier/e dhe Banakier/e. Ofrohet akomodim
Delvina u dogj pasi zjarrfikëset e ushtrisë mbetën pa ujë, banorët kërkojnë dëmshpërblim
Delvinë – Zjarri djeg edhe shtëpinë e një polaku – VIDEO
Delvina në flakë: Natë ferri dhe përballje me zjarrin – VIDEO
Na ndiqni në rrjetet sociale
Fshehu të dhëna me rëndësi për hetimet, Prokuroria Sarandë procedon penalisht OPGJ

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.