Biznesmeni në Sarandë: Amerika është këtu, iki 10-15 herë me pushime por nuk kemi ujë

24/03/2510:38

Shperndaje:

Gjatë vizitës në Sarandë, Kryeministri Rama zhvilloi një takim edhe me përfaqësues të biznesit lokal, të cilët ndanë mendimet e tyre për zhvillimin e qytetit dhe problematikat me të cilat përballen.

 

Një prej sipërmarrësve lokalë, i cili tha se është kthyer nga Shtetet e Bashkuara, u shpreh se Saranda ka potencial të jashtëzakonshëm dhe se ai vetë kontribuon për ta promovuar vendin brenda dhe jashtë kufijve.

 

“Unë iki 10-15 herë në vit me pushime, dhe kudo promovoj Shqipërinë. U ktheva nga Amerika dhe Amerika për mua është këtu. Ky vend ka bukuri dhe mundësi të mëdha,” – tha biznesmeni.

 

 

 

Megjithatë, ai vuri në dukje edhe problemet që hasen në përditshmëri, duke i kërkuar zgjidhje Kryeministrit dhe pushtetit vendor.

 

“Ka probleme. Kam folur edhe me kryetarin e bashkisë, por ende nuk kemi ujë, pavarësisht se uji derdhet në det. Duhet të asfaltohen të gjitha rrugët dhe të zgjidhen problemet bazë, që të kemi zhvillim të qëndrueshëm,” – theksoi ai.

 

Kryeministri Rama u shpreh se çështjet që kanë të bëjnë me ujin dhe infrastrukturën do të trajtohen me prioritet, ndërsa ftoi sipërmarrësit të bashkëpunojnë ngushtë me bashkinë për zgjidhjen e tyre.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Progonati SHPK kërkon Shefe Finance, Arkëtare dhe Faturiste
Investitorët strategjikë marrin portet turistike pa garë dhe bëhen pronarë të përjetshëm
Butrinti fiton në transfertë ndaj Këlcyrës dhe mbetet në ndjekje të kreut
Këlcyra – Butrinti / LIVE – Butrinti kërkon kreun e rënditjes
Shërbimet ‘online’ pa alternativë po e kthejnë dixhitalizimin në barrë për më të dobëtit
Banorët në Piqeras 4 orë pa energji, OSHEE nuk u përgjigjet në telefon

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.