Berdeneshi pa ujë prej përmbytjeve: tubacioni kryesor i dëmtuar nga punimet në argjinaturë

06/12/2517:50

Shperndaje:

Berdeneshi pa ujë prej përmbytjeve: tubacioni kryesor i dëmtuar nga punimet në argjinaturë. 400 familje në alarm, kërkojnë ndërhyrje urgjente nga bashkia Sarandë. 

 

Banorët e fshatit Berdenesh raportojnë se prej ditës së përmbytjeve, furnizimi me ujë të pijshëm është ndërprerë pothuajse plotësisht. Sipas tyre, që prej asaj dite uji ka ardhur vetëm dy herë nga 40 minuta, ndërsa rreth 400 familje kanë mbetur pa asnjë zgjidhje.

 

Berdeneshi pa ujë prej përmbytjeve tubacioni kryesor i dëmtuar nga punimet në argjinaturë. 400 familje në alarm, kërkojnë ndërhyrje urgjente nga bashkia Sarandë. 

 

 

Banorët thonë për Saranda Web se paguajnë rregullisht taksat dhe detyrimet për shërbimin e ujësjellësit, por megjithatë prej datës 21 të muajit nuk kanë asnjë furnizim.

 

“Kemi që ditën e përmbytjeve në Berdenesh që nuk na vjen uji. Vetëm dy herë ka ardhur nga 40 minuta. Ne jemi rreth 400 familje, i paguajmë taksat rregullisht, por askush nuk mban përgjegjësi. Po ikën 2025 dhe vazhdojnë me të njëjtin avaz,” – shprehen banorët.

 

Sipas tyre, aktualisht po zhvillohen punime në argjinaturë, dhe gjatë ndërhyrjeve është dëmtuar tubacioni kryesore e ujësjellësit të fshatit, gjë që ka shkaktuar ndërprerjen totale të furnizimit.

 

“Po punojnë në argjinaturë dhe tubon e fshatit që kalon aty e kanë prerë. Thonë se nuk ka ujë. Vetëm mashtrojnë që të mos u dalin të palarat. Turp që tallen me popullin. Dimrit nuk na japin ujë, ndërsa verës na thajnë fare,” – vijojnë banorët.

 

Situata është bërë e rëndë, sidomos në kushtet e motit të ftohtë dhe mungesës së mundësive minimale për përballimin e përditshmërisë.

Banorët i bëjnë apel Bashkisë Delvinë dhe institucioneve përkatëse që të ndërhyjnë sa më parë për riparimin e tubacionit dhe rikthimin e furnizimit me ujë:

 

“Ju lutemi bashkisë të hedhë sytë edhe nga ne. E kanë bërë copë-copë tubacionin kryesore të fshatit dhe askush nuk mban përgjegjësi. Na sillni ujin, se u meruam.”

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Çmimi i naftës, kompanitë paralajmërojnë pezullim dhe bllokim të pikave kufitare
Restorant Bora Bora në Ksamil kërkon staf për sezonin. Ofrohet akomodim dhe ushqim
Hotel Olympia kërkon Recepsionist/e, Sanitare, Roje-Mirëmbajtës dhe Kamarier
Restorant Elite në Ksamil kërkon Zgarist, Ndihmës Kuzhinier/e, Kamarier dhe Sanitar/e
Hotel PINI dhe LA MAR Restaurant kërkon të punësojë staf
Julia Rooftop në Sarandë kërkon Kamarier/e, Banakier/e dhe Kamarier/e për restorant

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.