Bashkia thotë se në Sarandë ka 69 vendparkime biznesesh, reagon Ilirjan Gërdhuqi – VIDEO

31/10/2521:16

Shperndaje:

Bashkia thotë se në Sarandë ka 69 vendparkime biznesesh, reagon Ilirjan Gërdhuqi

 

Në një atmosferë të tensionuar gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Sarandës, debati për parkimet në qytet mori përmasa të reja. Pas diskutimeve të nisura nga këshilltari Dritan Peçi, i cili kërkoi shpjegime përse disa biznese me makina dhe motorë me qira përfitojnë nga dy deri në tre vendparkime, kanë vazhduar diskutimet edhe këshilltarët e tjerë.

 

Drejtori i Shërbimeve në Bashkinë Sarandë Jolio Dine u shpreh se aktualisht në Sarandë janë gjithsej 69 vendparkime të dedikuara për biznese, duke theksuar se situata është e monitoruar nga ndërmarrja që ai drejton. Por ky deklarim solli reagimin e menjëhershëm të këshilltarit Ilirjan Gërdhuqi, i cili kundërshtoi shifrat zyrtare, duke thënë se realiteti në terren është krejt tjetër.

 

 

“Vetëm në një rrugë ka mbi 100 tabela që tregojnë vendparkime për biznese,” – u shpreh Gërdhuqi, duke kërkuar më shumë transparencë dhe kontroll në mënyrën se si jepen hapësirat publike.

 

Debati vijoi mes ndërhyrjeve të shumta dhe toneve të ngritura, ndërsa çështja e parkimeve u konfirmua si një ndër problemet më të ndjeshme të qytetit, sidomos gjatë sezonit turistik, kur mungesa e hapësirave të lira preket drejtpërdrejt nga qytetarët dhe vizitorët.

 

Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë 31 Tetor 2025, live në Saranda Web: Diskutohen çështje të ndjeshme

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

NDËRRON JETË NË QSUT I DËNUARI I SIGURISË SË LARTË NGA SARANDA
Zbulohet një tjetër “shtëpi bari” në lagjen nr. 2 në Sarandë – Operacioni policor në vijim
Elite Postë e Shpejtë kërkon të punësojë Korrier në Sarandë
Ndahet nga jeta Mitro Zhupa, ish-drejtor i Minierës së Kripës së Gurit në Dhrovjan
Arrestohen 2 të moshuar në Sarandë, plagosën me thikë një të mitur: Na shante fëmijët
Kryqëzimi për në Karahaxh përsëri në errësirë, dritat u ndezën 2 netë dhe u fikën sërish

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.