Bashkia Sarandë vendim për ndryshimin e qarkullimit të automjeteve në disa rrugë

Bashkia Sarandë ka publikuar urdhërin e Kryetarit të Bashkisë, nr. 150 datë 28/10/2021
“Për pezullimin e qarkullimit në segmentin e rrugës “Butrinti”: kryqëzimi i rrugës “Skënderbeu” me rrugën “Butrinti” – Hotel “Butrinti”.

🔹Pezullohet qarkullimi i të gjitha mjeteve në segmentin kryqëzimi i rrugës “Skënderbeu” me rrugën “Butrinti” deri te Hotel “Butrinti” nga 08/11/2021 deri më 15/12/2021
🔹Qarkullimi i autoveturave do të bëhet nga kryqëzimi i Rr: “Skënderbeu” me Rr: “Butrinti” – Rr: “Teki Hadëri” – pas turizmit Rr: Nr.10 – Rr “Butrinti” sipas ilustrimit ne foto.
Ky itenerar do të jetë vetëm me një sens , vetëm vajtje.
🔹Autobusët e linjës rrethqytetase Sarandë-Ksamil-Butrint do të lëvizin në itenerarin Sarandë-Metoq-Cukë-Kanali i Çukës-Ksamil-Butrint.
🔹Rregullimi i qarkullimit të shoqërohet me sinjalizim rrugor.
🔹Për zbatim ngarkohet Drejtoria e Shërbimeve Publike,Ndërmarrja e Shërbimeve Publike dhe Policia Bashkiake.
🔹Kopje e urdhërit i përcillet Komisariatit të Policisë Sarandë.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë, thuhet në njoftim.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Operacion i madh policor në Thesproti, 8 të arrestuar dhe 30 të tjerë të shoqëruar
Lexoni më shumë
Ndryshon procedura për patentat: Çfarë parashikon udhëzimi i ri për kontrollet mjekësore
Lexoni më shumë
Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë
Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.