Bashkia Sarandë do të japi llogari për trojet e dhëna për ndërtim me vendim të Këshillit Bashkiak

22/01/2519:40

Shperndaje:

Sarandë: Në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak më 30 janar 2025 pritet informacion mbi kontratat për trojet e ndërtimit

 

Bashkia Sarandë do të japi llogari për trojet e dhëna për ndërtim me vendim të Këshillit Bashkiak

 

Më 30 janar 2025, Këshilli Bashkiak Sarandë do të zhvillojë mbledhjen e parë për këtë vit, ku një nga temat kryesore pritet të jetë ecuria e procesit të lidhjes së kontratave për trojet e dhëna për ndërtim me vendim të Këshillit Bashkiak.

 

Kjo çështje ka qenë një pikë e përsëritur në rendin e ditës të pothuajse çdo mbledhjeje të Këshillit Bashkiak gjatë vitit të kaluar, por deri më tani, nuk është dhënë asnjë përgjigje apo informacion zyrtar për përparimin e këtij procesi. Situata ka shkaktuar shqetësim te qytetarët dhe përfituesit potencialë, të cilët presin transparencë dhe qartësi nga autoritetet.

 

Mbledhja e 30 janarit pritet të hedhë dritë mbi këtë çështje të rëndësishme dhe pritet që bashkia Sarandë të sjellë sqarime mbi fazën aktuale të procesit.
Saranda Web do të jetë në transmentim të drejtpërdrejtë për të informuar publikun mbi zhvillimet dhe rezultatet e këtij diskutimi.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Festa e 113-Vjetorit të Policisë së Shtetit në Komisariatin e Policisë Sarandë – VIDEO
Kërkohet Dado për Kujdes ndaj një Fëmije në Sarandë
Udhëzimi për degën e PD Sarandë: Zgjidhni kryetarin e Degës deri më 31 janar
Zbulohet në Sarandë apartament i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike
Sulm me armë zjarri nga persona të maskuar, plagosen një biznesmen dhe djali i tij
35-vjetori i OMONIA, kërkohet Referendum për zgjedhjen e përfaqësuesve – VIDEO

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.