Bashkia Finiq: Ne jemi në luftë me koronavirusin dhe hajdutët

18/03/2018:04

Shperndaje:


Bashkia Finiq krahas ndihmës që po u jep banorëve të zonës, të cilët në shumicën e tyre janë të moshës së tretë shpreh edhe shqetësimin e rritjes së rasteve të vjedhjeve, të cilat gjatë 24 orëve të fundit sipas Bashkisë Finiq kanë qenë 7 raste.

Njoftimi i Bashkisë Finiq

-Luftë me koronavirusin dhe me vjedhësit-
Në respekt të plotë të masave mbrojtëse të vetë punonjësve por edhe të popullsisë së zonës nga Koronovirusi, administrata e bashkisë Finiq vazhdon punën e saj për të sensibilizuar qytetarët e moshës së tretë në të 58 fshatrat e saj dhe njëkohësisht ka ngritur grupet e patronazhit për t’u ardhur në ndihmë me ushqime dhe ilaçe individëve të vetmuar apo të pamundur.
Në të pesë njësitë administrative janë vënë në dispozicion të publikut telefonat, automjetet dhe punonjës të autorizuar për të marrë informacion orë pas ore nga kryepleqtë e fshatrave por edhe nga çdo familje që përballet me këtë situatë të vështirë. Drejtoritë e Sherbimeve të Përgjithshme dhe ajo e Shërbimit Social kanë tashmë një hartë të plotë të problematikave në çdo skaj të territorit të bashkisë dhe kontribuojnë hap pas hapi për të lehtësuar zgjidhjen e tyre.
Policia bashkiake, që ditën e parë të gjendjes së jashtëzakonshme është ndarë në dy grupe dhe krahas punës funksionale të saj, kryen së bashku me policinë vendore të shtetit patrulla në territorin e bashkisë.
Pavarësisht nga këto masa nëpër fshatrat e bashkisë Fini; nuk janë ndalur vjedhjet e shtëpive dhe të pronave. Mëngjesin e djeshëm në fshatin Janicat janë vjedhur pesë shtëpi, në fshatin Neohor një shtëpi, ndërsa sot në mëngjes u vodh shtëpia e Spiro Papa në fshatin Pllakë.
Kryetari i bashkisë zoti Kristo Kiço i kërkoi policisë së rendit të organizojë më mirë punën për parandalimin e këtyre rasteve duke shtuar patrullimin por edhe të vijojë me gjetjen e autorëve.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për heqjen e sekuestros së Bazës Detare të Limionit
Kishte dëgjuar se këtu s’ka shtet, arrestohet 24-vjeçari nga Belgjika
Një djalë dhe një vajzë 17 vjeçarë procedohen pas sherrit në aktivitetin sportiv
Një tjetër arrestim për dhunë në familje
Dëgjesa publike për Paketën Fiskale dhe Buxhetin e Bashkisë Sarandë për 2025 – LIVE
Anila Denaj: Në 2025 do të rritet mbështetja për fermerët, do investohet në ujitje dhe kullim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.