Banorët denoncojnë në Saranda Web: “Na morën votat, por na lanë në mëshirë të fatit” – VIDEO

17/10/2519:32

Shperndaje:

Banorët denoncojnë në Saranda Web: “Na morën votat, por na lanë në mëshirë të fatit”

 

“Na morën votat, por na lanë në mëshirë të fatit” – Banorët e Vanës në Delvinë kërkojnë zgjidhje për rrugën e braktisur prej vitesh
Banorët e fshatit Vanë në Delvinë nëpërmjet një ankese në Saranda Web, denoncojnë gjendjen skandaloze të rrugës së tyre, e cila prej shumë vitesh ka mbetur e pashtruar dhe e pambuluar nga asnjë investim minimal.

 

 

Sipas tyre, çdo premtim i bërë nga autoritetet vendore është kthyer në zhgënjim, ndërsa 700 metrët e atij segmenti rrugor janë shndërruar në ferr të përditshëm, sidomos gjatë shirave.
“Na kërkuan votën, por rruga mbeti baltë”

“Jemi ankuar shumë herë te kryetari i Bashkisë Delvinë, z. Besmir Veliu. Erdhi koha e votave dhe na premtuan se do ta rregullonin rrugën, por sot gjithçka ka mbetur si më parë,” – shprehen banorët.

 

 

Banorët tregojnë se gjatë reshjeve, rruga mbushet me pellgje e baltë, duke e bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve dhe trupave të fëmijëve të cilët detyrohen të ecin nëpër ujëra të ndotura për të arritur në shkollë apo për nevoja jetike.

“Makina e vogla ngelen në baltë, fëmijët nuk kalojnë dot. Drita anës rrugës nuk ka. Është turp që për 700 metra rrugë na mbajnë me shpresa boshe.”
Ata deklarojnë se kanë trokitur edhe te figura të tjera politike, përfshi z. Ardit Bido, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje konkrete.

 

“Na kanë lënë në mëshirë të fatit. Kemi vite që dëgjojmë fjalë, por asgjë nuk bëhet. Vetëm gropa me ujë kudo.”

Kërkesa urgjente e banorëve të fshatit Vanë: Zgjidhje para zgjedhjeve të ardhshme

Fshati Vanë kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga Bashkia Delvinë dhe institucionet përgjegjëse. Banorët i bëjnë apel autoriteteve:
“Kur vjen koha e votave, e mbajnë Vanën në gojë. Pastaj harrojnë. Kërkojmë që rruga jonë të mos përdoret më si premtim elektoral.”

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Banorët denoncojnë në Saranda Web: “Na  morën votat, por na lanë në mëshirë të fatit” – VIDEO
Arkitekti suedez: projekti japonez rrezikon të dëmtojë peisazhin historik të zonës në Butrint
Rama prezenton Qendrën e Pritjes së Vizitorëve në Butrint: E ka ideuar mjeshtri i madh japonez Kengo Kuma
Aksident pas mesnate në Sarandë, përmbyset automjeti – arrestohet drejtuesi 18-vjeçar
Dosja e pronave të ushtrisë/ SPAK dhe BKH zbarkojnë në “Marina Bay Saranda”
Aksident i rëndë në dalje të tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.