Bandat dhùnojnë Gjergj Zefi, gazetarin dhe pronarin e portalit Pamfleti
Bandat dhùnojnë Gjergj Zefi, gazetarin dhe pronarin e portalit Pamfleti
Pronari i portalit “Pamfleti”, Gjergj Zefi është dhunuar me sende të forta nga persona ende të paidentifikuar në Tiranë.
Gjergj Zefi ndodhet në spital, ku po merr ndihmën mjekësore.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bardhok Biba”, në kryeqytet, ndërsa nuk dihen ende detaje.
“Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se personi i dëmtuar është shtetasi Gj. Z., 52 vjeç (administrator i një portali), i cili aktualisht po merr ndihmën mjekësore”, njoftuan uniformat blu.
Pas ngjarjes, ministri i Brendshëm Taulant Balla ka komunikuar në telefon me gazetarin Gjergj Zefi, administrator i portalit “Pamfleti”. Mësohet se ministri Balla i ka garantuar gazetarit se policia do të bëjë gjithçka për të gjetur autorët dhe vënë para drejtësisë.
Ndërkohë policia njoftoi se me marrjen e njoftimit, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, e nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Berisha: Goditja e Gjergj Zefi, atentat i rëndë ndaj fjalës së lirë!
Ish-kryministri, Sali Berisha, ka reaguar pas dhunës së ushtruar ndaj gazetari Gjergj Zefi, administrator i portalit “Pamfleti”., nga persona ende të paidentifikuar.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha shprehet se ky është një atentat i rëndë ndaj fjalës së lirë, teksa shton se autorët duhet të dalin para ligjit.
Sot pasdite persona të panjohur i kanë zënë rrugën dhe kanë sulmuar me objekte të forta gazetarin Gjergj Zefi duke i shkaktuar atij lëndime serioze.
Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal mafjoz ndaj gazetarit Zefi si një atentat të rëndë ndaj fjalës së lirë dhe i uron atij shërim të shpejtë.
Partia Demokratike kërkon marrjen e çdo mase për gjetjen dhe vendosjen para ligjit të porositësve dhe autorëve të këtij akti primitiv, shkruan Berisha.
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas dhunimit të gazetarit Gjergj Zefi
Kreu i Shtetit dënoi dhunën ndaj tij, duke theksuar se “është e papranueshme”.
Begaj inkurajoji organet ligjzbatuese që ta ndjekin më vëmendje ngjarjen dhe ta zbardhin sa më parë.
“Dënoj dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Gjergj Zefi. Dhuna e çdo forme është e papranueshme.
Inkurajoj organet ligjzbatuese që ta ndjekin më vëmendje dhe ta zbardhin sa më parë këtë ngjarje”, shkroi në një postim Presidenti Begaj.
Gjegj Zefi thotë se ky sulm është vijim i presionit që i bëhet atij.
Në një reagim në facebook Zefi thotë se ky sulm është vijim i presionit që i bëhet atij.
“Gjithkush që mendon se mund të më mposhtë në luftën time për të vërtetën: Gabon! Kurrë dhe për asnjë arsye nuk tërhiqem. Çdo sulm ndaj meje, më motivon më shumë në rrugën për të vërtetën në këtë vend. U përpoqët me presione dhe nuk ja arritët; u përpoqët me gjyqe, nuk ja arritët; u përpoqët të më denigroni dhe të më tërhiqni në prehrin e tallavasë, prapë nuk arritët; më sulmoni si cubat të fshehur pas makinave; nuk do ja arrini kurrë dhe për asnjë arsye.Nuk kam as frikë e as droje; cubat godasin pas shpine, trimat dalin përballë.Jam shumë më i fortë se ju mendoni”, shkruan Zefi në facebook.
SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Twitter Saranda Web
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
Linktree sarandaweb
in sarandaweb
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
Suvenire
Luani i Butrintit gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
03/10/2319:48
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 31
03/10/2319:48
PUNIME ARTIZANE ME MOTIVE NGA BUTRINTI, PJETER PERKEQI 19
03/10/2319:48
Anija “Liburna” gdhendur në gur, punim nga Agur Kapo
03/10/2319:48
PUNIME ARTIZANE BUTRINT PJETER PERKEQI 32
03/10/2319:48