Automjeti u rrëzua nga 15 m lartësi, 3 të rinjtë fatmirësisht me plagë të lehta

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Sarande-Ksamil. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi prej 15 metrash në vendin e quajtur “Hidrovori”.

 

Burime zyrtare bëjnë me dije se brenda ne mjetin me targa AB474CD ndodhin tre të rinj, të cilët u transportuan në spital. Një prej të plagosurve mësohet se është 25-vjeçari me inicialet M.P.

Policia, ambulanca dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes.

KOMUNIKATA E POLICISË

Sarandë /Informacion paraprak

Më datë 23.12.2021, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, shtetasi M. P., duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal. Si pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi M.P.,dhe pasagjerët në mjet, shtetasit M. V., dhe K.P., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Berisha: Rama duhet të japë dorëheqjen, të mos ndjekë shembullin e diktatorëve
Lexoni më shumë
Protesta e studentëve në Tiranë LIVE / Ndiqni transmetimin e drejtpërdrejtë nga Reuters
Lexoni më shumë
Nxënësit e “Hasan Tahsinit” bojkotojnë mësimin në Sarandë, thirrje bashkëmoshatarëve të bashkohen
Lexoni më shumë
Rama reagon pas protestave të studentëve: Hajdeni të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje
Lexoni më shumë
Nxënës dhe studentë paralajmërojnë bojkot dhe protesta edhe në Sarandë
Lexoni më shumë
Kumbaro reagon pas protestave të nxënësve dhe studentëve: Jemi të hapur për dialog
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.