Automjeti aksidentohet duke thyer shtyllën e ndriçimit, Policia Bashkiake e gjobit për dëmin

17/01/2618:42

Shperndaje:

Automjeti aksidentohet duke thyer shtyllën e ndriçimit, Policia Bashkiake i vendos gjobë për dëmin

 

Policia Bashkiake e Sarandës ka ndërhyrë pas një aksidenti rrugor të ndodhur në rrugën Karl Topia në Sarandë, ku një automjet është përplasur me një shtyllë të ndriçimit publik, duke e dëmtuar plotësisht atë.

 

 

Sipas njoftimit zyrtar, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka goditur shtyllën, duke shkaktuar dëme në infrastrukturën publike. Menjëherë pas ngjarjes, Policia Bashkiake ka kryer verifikimet në vendngjarje dhe ka marrë masat përkatëse administrative.

 

Për dëmtimin e pasurisë publike, ndaj drejtuesit të automjetit është vendosur masë administrative në shumën 50.000 lekë të vjetra. Ndërkohë, është plotësuar edhe preventivi i dëmit, i cili ka rezultuar në vlerën 341.890 lekë të vjetra, shumë që është paguar nga qytetari.

 

Lexo edhe Rama: tokë me 1 euro do përfitojnë vetëm ata që duan të ndërtojnë resorte turistike

 

Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
YouTube sarandaweb
TikTok saranda.web
Pinterest sarandaweb
LinkedIn sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Erjona Ismaili emërohet ministre për marrëdhëniet me parlamentin
Print Stop Sarandë kërkon të punësojë Graphic Designer
KREPERIA RAYAN kërkon Krepier/e,  Kamarier/e,  Banakier/e dhe  Kuzhinier/e për mëngjeset
Roal Food kërkon të punësojë Ekonomiste në Sarandë
Zjarr në godinën e Muzeut Nënujor në Sarandë, panik mes banorëve përreth – VIDEO
Mbledhja e Këshillit Bashkiak – në fokus rregullorja për taksitë dhe shpronësimet te EkoKampusi

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.