Asnjë sinjal për hapjen e Eko Kampusit në shtator të 2024 – Premtimet me VIDEO

08/01/2411:36

Shperndaje:

Punimet për ndërtimin e Eko Kampusit Universitar në Sarandë kanë përfunduar prej 5 vjetësh, por pavarësisht kësaj, duket se edhe në vitin mësimor 2024 – 2025 në shkollat e qytetit të Sarandës do të vazhdojë me turne.

Më 14 shtator 2019, pas shqetësimit të ngritur nga drejtoresha e shkollës “9 Tetori”, kryetari i Bashkisë Adrian Gurma, shoqëruar nga deputeti Alket Hyseni u shpreh se kemi ngritur një grup pune për të bërë preventivin e bangave dhe disa punimeve të tjera të brendshme të cilat kishin mbetur pa përfunduar.

Në prag të vitit shkollor më 26 gusht 2020, drejtori i Zyrës Arsimore Sarandë Vladimir Dema u shpreh se tek Eko Kampusi kanë mbetur për t’u kryer vetëm disa punime hidraulike dhe elektrike, ndërsa baza materiale me tavolina dhe karrige është gati.

Por pavarësisht këtyre, Eko Kampusi nuk do të jetë gati as për fillimin e këtij viti shkollor (2020-2021), u shpreh Vladimir Demaj.

Më 29 shtator 2021 në mbledhje të Këshillit Bashkiak Sarandë kryetari i bashkisë Adrian Gurma u shpreh i bindur se Eko Kampusi do të ishte gati për të pritur nxënësit në shtatorin e vitit 2022.


Pavarësisht këtij premtimi, Eko Kampusi nuk u hap në shtatorin e vitit 2022, as shtatorin e vitit 2023 dhe nuk ka asnjë sinjal se do të hapet në shtatorin e vitit 2024


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Kryqëzimi për në Karahaxh përsëri në errësirë, dritat u ndezën 2 netë dhe u fikën sërish
Gjuetia rikthehet pas 12 vjetësh, por menaxhimi i zonave i kalon privatit
Ligji i ri: influencerët dhe blogerët që nuk regjistrohen në QKB do t’u bllokohen llogaritë
Projektligji i ri për emigracionin në Greqi ndryshon jetën e mijëra familjeve emigrante
Aksident në Sarandë – automjeti del nga rruga dhe përmbyset, 2 të plagosur
Grand Hotel Sarandë kërkon Recepsionist/e dhe Kamarier/e dhe Kuzhinier

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.