Arrestohet me 51 kg kanabis, në kërkim bashkëpunëtori

04/06/1811:07

Shperndaje:


Një 38 vjecar shqiptar u arrestua dje pasdite në Pogoni të Janinës, nga punonjësit e policisë të Drejtorisë së Parë të Kufirit për posedim të sasive të mëdha të drogës me qëllim të trafikimit, ndësa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim.
Pas informacioneve të siguruara nga policia greke. ka sinjalizuar për të ndaluar një makinë në të cilën udhëtonin dy persona.
Pas kësaj shoferi i automjetit nuk iu bind sinjalit për të ndaluar, duke rritur shpejtësinë dhe duke u larguar.
Pas ndjekjes nga policia greke dhe bllokimit të automjetit u arrestua shoferi 38 vjeçar, ndërsa pasagjeri ka mundur të largohet në këmbë, duke përfituar nga terreni.
Gjatë kontrollit, janë gjetur brenda automjetit (20) paketa me kanabis të peshës Pesëdhjetë Një (51) kg, e cila është konfiskuar së bashku me automjetin dhe një telefon celular.
Policia greke vazhdon Hetimet për identifikimin dhe arrestimin e bashkëpunëtorit të tij.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Hotel ABSOLUTE në Ksamil kërkon të punësojë Recepsionist/e
Hotel VOLA në Sarandë kërkon të punësojë Sanitare
Fast Food Kasandro ofron vende pune vjetor dhe sezonal. Ofrohet akomodim
Bistro Lounge BANKA kërkon Punonjës/e Kuzhine për mëngjeset dhe Banakier/e. Me Akomodim
Restorant ARI në Shëtitore kërkon të punësojë Pjatalarës/e
Taverna Rrapo në Sarandë kërkon Zgarist dhe Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.