Arrestohet 26-vjeçari, u dënua nga Gjykata me 3 vite e 4 muaj burg për kanabis

18/03/239:27

Shperndaje:

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga shërbimet e Komisariatit Sarandë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasi Edlor Omeri, 26 vjeç, banues në Sarandë.

26-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin e datës 19.07.2022, e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Këtij shtetasi, në vitin 2020, gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike kanabis.



Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Shitet dyqani “Mickey Mouse” në Sarandë
Anija Pegasus kërkon 2 punonjës/e për pritje klientësh, shitje biletash dhe marketing
Artan Meçani emërohet trajner i ri i skuadrës Butrinti
KLSH: “Energo-Sas” kishte dijeni për çarjet në digë para se të ndodhte katastrofa
Magazinë me materiale ndërtimi në Qafë Gjashtë kërkon Shofer
Restorant “Lori” në Ksamil kërkon Zgarist dhe 2 Pjatalarëse. Ofrohet akomodim

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.