Arrestohen 2 të moshuar në Sarandë, plagosën me thikë një të mitur: Na shante fëmijët

19/01/2611:06

Shperndaje:

Arrestohen 2 të moshuar në Sarandë, plagosën me thikë një të mitur: Na shante fëmijët!

 

Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit L. B., 79 vjeç, dhe P. B., 73 vjeçe, bashkëshortë, banues në Sarandë.

 

Arrestohen 2 të moshuar në Sarandë, plagosën me thikë një të mitur: Na shante fëmijët!

 

 

Arrestimi i tyre u krye pasi dyshohen se për motive të dobëta, kanë dëmtuar me mjet prerës (thikë), në pjesën e dorës, një shtetas të mitur, si dhe nuk janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për shoqërim.

 

Në kuadër të këtij rasti është proceduar penalisht edhe shtetasi E. B., 39 vjeç, (djali i çiftit të bashkëshortëve), pasi dyshohet se ka kanosur gjithashtu të miturin me mjet prerës.

 

Shkak i sherrit ishte pretendimi i tyre se fëmija 6-vjeçar u shante fëmijët e tyre.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Çmimi i naftës, kompanitë paralajmërojnë pezullim dhe bllokim të pikave kufitare
Restorant Bora Bora në Ksamil kërkon staf për sezonin. Ofrohet akomodim dhe ushqim
Hotel Olympia kërkon Recepsionist/e, Sanitare, Roje-Mirëmbajtës dhe Kamarier
Restorant Elite në Ksamil kërkon Zgarist, Ndihmës Kuzhinier/e, Kamarier dhe Sanitar/e
Hotel PINI dhe LA MAR Restaurant kërkon të punësojë staf
Julia Rooftop në Sarandë kërkon Kamarier/e, Banakier/e dhe Kamarier/e për restorant

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.