Arrestohen 2 shqiptarë në kufi nga policia greke

23/12/1616:26

Shperndaje:


Dy shqiptarë të moshës 26 vjeçare janë arrestuar nga policia greke në rajonin e Igumenicës duke transportuar lëndë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë.
Policia greke bën me dije se ka sekuestruar një sasi prej 78 kg drogë e llojit kanabis, e cila po transportohej nga të rinjtë duke e mbajtur në shpinë.
Ata u arrestuan në një zonë pyjore në Kestrini Thesprotia.
Policia sqaron se ka kapur tre çanta brenda të cilave kishte 43 pako kanabis me peshë të përgjithshme prej 78 kg e 481 gram. Hetimet po vijojnë nga departamenti i narkotikëve në Igumenicë.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Rinia në Shalës krijon Shoqatë, në fokus e sotmja dhe e ardhmja e fshatit – VIDEO
Banorët denoncojnë: Jemi braktisur totalisht nga Bashkia Finiq – VIDEO
Day Lux Hotel në Sarandë kërkon Punonjës për sezonin turistik
Delvina “shpërthen” në pjesën e dytë, mposht Maliqin 4–0
Sali Berisha: Më 10 shkurt do marrim fatin e Shqipërisë në dorë – VIDEO
Dy kandidatët në garë për drejtimin e PD Sarandë, zgjedhjet më 22 Shkurt

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.