Ardit Bido në Kuvend: Bojkoti i PD në Ditën e Flamurit në Sarandë e Delvinë është turp

02/12/2521:21

Shperndaje:

Ardit Bido në Kuvend: Bojkoti i PD në Ditën e Flamurit në Sarandë e Delvinë është turp

 

Në seancën e sotme plenare, deputeti Ardit Bido mbajti një replikë të fortë ndaj përfaqësuesve të opozitës, pas bojkottit të tyre në ceremonitë e ngritjes së flamurit më 28 Nëntor në Sarandë dhe Delvinë. Bido e quajti këtë veprim “paudhësi”, “paturpësi” dhe “të paskrupullt”, duke e vendosur theksin te rëndësia simbolike e flamurit kombëtar dhe detyrimi për ta nderuar atë përtej bindjeve politike.

 

 

“Është paturpësi që, në Ditën e Ngritjes së Flamurit, një formacion politik, në kundërshtim me dëshirën e ndjekësve dhe votuesve të vet, të bojkotojë flamurin. Të bojkotosh flamurin kombëtar është turp. Turp dhe turp”, u shpreh Bido nga parlamenti.

 

Ai shtoi se përfaqësuesit e opozitës kishin marrë urdhër të mos merrnin pjesë në ceremonitë zyrtare të bashkive. Bido theksoi se në Shqipëri ka bashki të drejtuara si nga e majta, ashtu edhe nga e djathta, por flamuri kombëtar nuk i përket asnjërës prej tyre — i përket të gjithëve.

 

Duke iu referuar konkretisht Sarandës, ai deklaroi:
“Është akoma më turp që përfaqësuesit zyrtarë të Partisë Demokratike nuk shkuan fare në ceremoni. Vetë demokratët ishin aty me ne atë ditë, duke ndjekur ceremoninë me respekt.”

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

NDALOHET DALJA NË DET NË SARANDË, KSAMIL DHE BORSH
Banorët denoncojnë: Punime pa cilësi në Delvinë, betoni shembet pak orë pas shtrimit – VIDEO
Sigurimi i detyrueshëm jo vetëm nga tërmeti, por edhe për përmbytjet. Pritet rritje e primit
Progonati shpk kërkon të punësojë Agjent Shitjesh në Sarandë
Vajza nga Saranda Persida Shkrepa emërohet në krye të Institutit të Ndërtimit
Ibrahimaj: Në Shqipëri nuk ka punonjës të kualifikuar, do sjellim nga vende të treta

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.