Abuzuan me tenderat për pajisjen e spitalit në Sarandë, KLSH kallëzon në SPAK 10 punonjës

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në SPAK 10 punonjës, 8 prej të cilëve janë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe 2 të tjerë janë pjesë e Agjencisë së Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO). Ata akuzohen nga KLSH se kanë abuzuar me barazinë e pjesëmarrjes në tendera që lidhen me ofrimin e shërbimit laboratorik në spitalet e bashkitë Sarandë dhe asaj Lushnjë, si dhe kanë abuzuar me procedurën e prokurimit për blerje të pajisjeve “monitor pacienti për masat anti-covid”, që ishin të nevojshme gjatë pandemisë.

Gjatë auditimit financiar dhe i përputhshmërisë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, KLSH konstatoi shkelje të kryera nga ana e tetë funksionarëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe dy punonjës të ATRAKO, (Agjencia e trajtimit të koncesioneve) lidhur me procedurën për “Koncesionin/ partneritetin publik privat, për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjës” si dhe procedurën e prokurimit për “Blerje monitor pacienti për masat anti-covid”.

7 prej të kallëzuarve, anëtarë të të Komisionit të Dhënies së Koncesionit/PPP, kanë shkelur procedurat lidhur me barazinë në tendera për ofrimin e shërbimit me laboratorë në spitalet rajonalë të Sarandës dhe Lushnjës, ndërsa 3 të kallëzuarit e tjerë, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, kanë kryer shkelje gjatë procedurës së prokurimit për “Blerje monitor pacienti për masat anti-covid”.

Në lidhje me këto shkelje, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në SPAK 10 punonjësit për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. SHQIPTARJA.COM

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Ndryshon procedura për patentat: Çfarë parashikon udhëzimi i ri për kontrollet mjekësore
Lexoni më shumë
Treni elektrik te Syri i Kaltër nën verifikim, BKH kontroll në banesën e nënkryetarit të Bashkisë Sarandë
Lexoni më shumë
Fondet IPARD III ende pa u hapur, BE kërkon garanci për administrimin e tyre
Lexoni më shumë
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, Policia u kërkon 5 mijë lekë për bllokimin e rrugës
Lexoni më shumë
Keni pyetje për Tatimet? Tashmë mund t’ia drejtoni “Muçit” virtual
Lexoni më shumë
Sarandë, rrugë me dy sense, por njëra korsi edhe parkim. Kush mban përgjegjësi në rast aksidenti?
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.