Këshilli Bashkiak miraton pagën 1.175.000 lekë për kryetaren e Bashkisë në këmbim të një dreke

03/04/1717:05

Shperndaje:


bashkia sarandeKëshilli Bashkiak miraton pagën 1.175.000 për kryetaren e Bashkisë në këmbim të një dreke.
Nuk mund t`ju besohet por këshilltarët e Bashkisë Sarandë kanë miratuar pagën prej 1.175.000 lekësh për kryetaren e Bashkisë Sarandë, pagë kjo që përkon me maksimumin për njësitë e vetëqeverisjes vendore me 50.001-100.000 banorë, ku sipas vendimit të qeverisë kufiri i pagës së kreut të bashkisë  është parashikuar nga 70.000-117.500 lekë te reja.
Megjithëse Bashkia Sarandë ka pak më shumë se 50.000 banorë, këshilltarët e bashkisë kanë miratuar projektin e paraqitur nga administrata e Bashkisë, ku parashikonte nivelin maksimal.
Në këmbim të miratimit të nivelit maksimal për pagën e kryetares së Bashkisë Sarandë, këshilltarët menjëherë pas përfundimit të votimit janë interesuar se ku do ta hanë drekën, megjithëse disa zëra kërkuan që këtë ta festonin në një prej lokaleve të natës.

 


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Gati 141 qendrat e votimit në Sarandë, Delvinë, Konispol dhe Finiq
Rozafa Palace Hotel në Sarandë kërkon të punësojë Recepsioniste
The Crepe Shack në Ksamil kërkon Punonjës/e për përgatitje krepash
ICE ROLL në Ksamil kërkon të punësojë Kamariere dhe Punonjëse pastrimi
KALKULATORI ZGJEDHOR 2025
Hotel PINI kërkon Recepsionist/e, Punonjëse mëngjesesh, Kamarier/e, Ndihmës Kamarier/e dhe Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.