707 raste të reja me Covid, Në Sarandë 18, në Delvinë 9 dhe në Konispol 3 raste të reja

13/01/2117:43

Shperndaje:


.
Ministria e Shëndetësisë njofton se 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 707 raste të reja pozitive dhe 4 viktima nga COVID-19.
Gjithashtu sot janë shëruar 439 qytetarët, ndërsa numri i pacientëve të shtruar në spitale ka një zbritje të lehtë me 268 pacientë në të 4 spitalet COVID.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

267 raste në Tiranë, 53 raste në Durrës, 34 raste në Elbasan, 30 raste në Vlorë, 22 raste në Berat, 20 raste në Fier, 19 raste në Lezhë, 18 raste në Sarandë, 17 raste në Shkodër, 16 raste në Korçë, 15 raste në Lushnje, 13 raste në Pukë dhe në Librazhd, 12 raste në Krujë, Kurbin, 11 raste në Kukës dhe Kamëz, 9 raste në Delvinë dhe Gjirokastër, 8 raste në Mallakastër, Shijak, Kuçovë,7 raste në Kavajë, Pogradec, Dibër, 5 raste në Gramsh, Vorë, Mat, 4 raste në Vau i Dejës, Belsh, Malësi e Madhe, Cërrik, 3 raste në Konispol, Divjakë, Prrenjas, Bulqizë, Peqin, 2 raste në Tropojë, Skrapar, Patos, Poliçan, 1 rast në Has, Mirditë, Tepelenë, Ura Vajgurore, Selenicë, Roskovec, Memaliaj.


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.