7 mësues dhe 6 nxënës me Covid, NJVKSH vendim për mbylljen e shkollës

04/11/2119:17

Shperndaje:

Sipas NJVKSH në Sarandë sot është bërë mbyllja e shkollës së mesme të përgjithshme “Qazim Pali” në Borsh.

Shkak për mbylljen e kësaj shkolle është bërë konfirmimi i 13 personave, 7 mësues dhe 6 nxënës, pozitiv me coronavirus.

Nga NJVKSH Sarandë u mor masa që shkolla në Borsh do të qëndrojë e mbyllur për një periudhë kohore prej 10 ditësh. Fëmijët dhe nxënësit nga klasa e parë deri në të dymbëshjetën do të qëndrojnë për dhjetë ditë në shtëpi, ndërsa më pas në varësi dhe të situatës do të merret një tjetër vendim.

Sipas burimeve nga drejtoria e shkollës mësohet se të gjithë mësuesit e kësaj shkolle janë të vaksinuar me të dy dozat e vaksinimit. Mes tyre edhe këta 6 mësues që dolën pozitiv me coronavirus rezultojnë të jenë të vaksinuar me të dy dozat.

Shkolla e Borshit ka 150 nxënës dhe një personel prej 15 mësuesish. Mbyllja e shkollës “Qazim Pali” nga Covid, është rasti i parë pas fillimit të procesit mësimor që mbyllet një institucion arsimor.

Sipas Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Sarandë, ditën e enjte kanë rezultuar pozitiv 18 raste, 15 raste nga testimet e shpejta dhe 3 raste nga përgjigjet  e ardhura nga Instituti.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Njoftim Punësimi Vjetor në Restaurant Balcony mbi Shëtitoren e Sarandës
SHIJA E SAÇIT SARANDË
Luftëtari fiton 3-4 në Sarandë, Butrinti me 2 trajnerët me kartona të kuq – VIDEO
BUTRINTI – LUFTËTARI / LIVE NË SARANDA WEB
KSAMIL, RRUGËS I VIHET GARDHI – FOTOLAJM
Akti Vandal gjatë natës: Goditet mjeti i punimeve në rrugë nga persona të paidentifikuar

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.