694 të infektuar me Covid-19 dhe 6 viktima. Në Sarandë 17 raste të reja

17/11/2015:28

Shperndaje:


Një tjetër rekord të infektuarish me COVID është shënuar në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.
694 raste të reja dhe 6 humbje jete në 24 orët e fundit.
Njoftimi i ministrisë:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 694 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

334 raste në Tiranë, 41 në Berat, 39 në Fier, 36 në Lushnje, 32 në Vlorë, nga 28 raste në Durrës, Gramsh, 19 në Kavajë, 17 në Sarandë, 14 në Mallakastër, 13 në Krujë, nga 12 raste në Kurbin, Mirditë, Gjirokastër, nga 10 raste në Lezhë, Pogradec, nga 7 raste në Kukës, Kuçovë, 6 në Korçë, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Has, Pukë, nga 1 rast në Elbasan, Tropojë, Përmet, Dibër, Bulqizë, Peqin.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Nata e tretë e zjarrit në Dhivër: Flakët përparojnë drejt Memoraqit, Dërmishit, Navaricës dhe Rumanxasë
Hotel Murati në Sarandë kërkon Punonjëse pastrimi (sanitare) për hotel
Zjarri rrezikon përhapjen në Memoraq dhe Navaricë, banorët apelojnë për ndihmë – VIDEO
Restorant Bora Bora në Ksamil kërkon Kamarier Restoranti. Ofrohet akomodim
U shua bilbili i Labërisë – Bujar Tabulla ndahet nga jeta në moshën 65-vjeçare
Ninati në alarm: Hajdutët vjedhin bagëti çdo natë, s’merret asnjë masë

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.