61-vjeçari përfundon në pranga dhe me 5 akuza mbi kurriz – VIDEO

06/01/2516:12

Shperndaje:

Një operacion i organizuar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë ka çuar në goditjen e një rasti të tregtimit të mallrave të kontrabanduara në qytetin e Sarandës.

Gjatë operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi B. Ç., 61 vjeç, banues në Finiq, i cili akuzohet për veprat penale “Tregtimi i mallrave kontrabandë”, “Ruajtja e mallrave kontrabandë”, “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paregjistruar në organet tatimore”.

 

 

Ky shtetas u kap në lagjen nr. 2 të Sarandës, duke shitur celularë dhe aksesorë të ndryshëm, të dyshuar si mallra të kontrabanduara.

Gjatë kontrollit, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

  • 134 aparatë celularë,
  • mbi 350 aksesorë celularësh,
  • dhe ora dore të markave të ndryshme.

Mallrat, të cilat kanë një vlerë të përafërt prej 20,000 eurosh, u bllokuan nga autoritetet, ndërsa materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për veprime të mëtejshme.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Udhëzimi për degën e PD Sarandë: Zgjidhni kryetarin e Degës deri më 31 janar
Zbulohet në Sarandë apartament i përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike
Sulm me armë zjarri nga persona të maskuar, plagosen një biznesmen dhe djali i tij
35-vjetori i OMONIA, kërkohet Referendum për zgjedhjen e përfaqësuesve – VIDEO
Qyteti antik Helikranon: misteri i madh arkeologjik i fshehur në Malçan – VIDEO
Print Stop Sarandë kërkon të punësojë Graphic Designer

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.