3 të plagosur dhe 2 të arrestuar pas sherrit për plazhet e Ksamilit


Ksamil, konflikt për motive pronësie mes dy familjeve.
Nga burime jo zyrtare mësohet për 3 persona të plagosur, gjatë konfliktit mes dy familjeve në Ksamil.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë së Sarandës dhe një grup i FNSH. Janë shoqëruar dy persona në Komisariatin e Sarandës, ndërkohë që 3 të plagosurit janë duke marrë mjekim në spitalin e Sarandës.

Sipas burimeve dy familjet janë konfliktuar me thika dhe mjete të forta.
Policia po vazhdon hetimet

Komunikata e Policisë

Sarandë/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme në Ksamil si pasojë e një konflikti me sende të forta për motive pronësie janë lënduar lehtë shtetasit I. L., F. P dhe P.L, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e palëve të përfshira në konflikt dhe po punohet për sqarimin e rrethanave.

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Familjarët në alarm për zhdukjen e një personi nga Saranda, humb kontaktet gjatë udhëtimit drejt Greqisë
Lexoni më shumë
Atentati në Gjirokastër, dyshime për lidhje me vrasjen e Artan Myrtajt në Sarandë
Lexoni më shumë
Butrinti përmbys Apoloninë në Fier, Mario Mërkuri shënon dy gola dhe i jep fitoren 2-1
Lexoni më shumë
Butrinti luan nesër në Fier ndaj Apolonisë, një përballje e rëndësishme në Kategorinë e Dytë
Lexoni më shumë
Tetë vjet pa drita, apeli i 68-vjeçarit: Më kanë marrë shpirtin ngado që kam vajtur
Lexoni më shumë
Parashikohen reshje intensive në Sarandë, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron vërshime uji
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.