3 prokurorë të SPAK atashohen në Qarkun Vlorë për të ndaluar vjedhjen e votave

3 prokurorë të SPAK atashohen në Qarkun Vlorë për monitorimin e fushatës zgjedhore

 

Tre prokurorë të SPAK do të monitorojnë fushatën zgjedhore në Qarkun Vlorë. Elida Kaçkini, Bledar Maksuti dhe Manjola Kajana do të hetojnë çdo informacion në lidhje me shitblerjen e votës, përdorimin e administratës dhe infrastrukturës publike, ushtrimin e presioneve ndaj zgjedhësve, si dhe përfshirjen e grupeve kriminale në bashkitë Vlorë, Sarandë, Himarë, Selenicë, Delvinë, Finiq dhe Konispol.

 

SPAK i ka kushtuar Qarkut Vlorë të njëjtën vëmendje si Tiranës, pasi vetëm në këto dy qarqe janë caktuar nga tre prokurorë. Ndërkohë, në qarkun e Fierit janë angazhuar dy prokurorë, ndërsa në qarqet e tjera nga një prokuror secili.

 

Sipas SPAK, përveç prokurorëve, grupet hetimore në terren do të përbëhen edhe nga hetues të BKH-së, hetues financiarë dhe staf administrativ mbështetës.

 

Një ekip i posaçëm me hetues financiarë dhe ekspertë të Prokurorisë së Posaçme do të monitorojë gjithashtu përdorimin e buxhetit dhe investimet publike, të cilat nuk lejohen gjatë periudhës zgjedhore nga subjektet përkatëse.

 

Gjatë kësaj periudhe, grupet hetimore do të bashkëpunojnë ngushtë me drejtuesit e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, drejtuesit e drejtorive të policisë, agjencitë ligjzbatuese, institucionet publike, median, shoqërinë civile dhe pushtetin lokal në zonat që mbulojnë.

 

Platformë e posaçme për denoncime 

 

Pritet që të ngrihet një platformë e posaçme për denoncime nga qytetarët dhe institucionet, duke përfshirë një numër emergjent, raportime online dhe një adresë e-maili. Gjithashtu, do të krijohet një grup i specializuar për monitorimin e të dhënave të publikuara në media dhe rrjetet sociale, të cilat më pas do t’u përcillen Strukturës Qendrore dhe grupeve hetimore në terren për verifikim të mëtejshëm.


NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Meteorologët zbulojnë si do të jetë moti deri në fund të vitit dhe efektet e El Nino në Europë
Rruga “Lefter Talo” në Sarandë përfundoi, por pemët mungojnë dhe gropat kanë mbetur të hapura
Fondet IPARD të bllokuara: Bujqësia po humbet investime dhe aftësi konkurruese
Debat për pronat në Këshillin Bashkiak Sarandë, të djathtët braktisin mbledhjen – VIDEO
Gjykata e Sarandës rrëzon Prokurorinë: Hotel Central Park në Ksamil është me leje, të hiqet sekuestro
Restorant Pastaria në Sarandë kërkon Kamarier dhe Sanitare

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.