
153 raste të reja me Covid-19, spitali “Shefqet Ndroqi” tejmbushet me 193 pacientë
Ministria e Shëndetësisë njofton se numri i pacientëve me COVID-19 që po marrin trajtim tek “Shefqet Ndroqi” është rritur duke shënuar 193, ku 13 janë në terapi intensive dhe 4 të intubuar.
153 persona janë prekur me COVID gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 10255 numrin total. Kurse të shëruar janë 130, duke e çuar në total numrin në 6106, ndërsa raste aktive janë 3833.
Sipas Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 847 testime, ku përfshihen edhe testime të kryera në laboratorët jo publike.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditën e sotme është: 61 raste në Tiranë, 20 në Korçë, 12 në Durrës, 11 në Shkodër, 9 në Vlorë, 8 në Elbasan, nga 6 raste Lezhë, Mirditë, nga 3 raste Kavajë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Kurbin, Tropojë, Mat, Maliq, nga 1 rast Krujë, Fier, Has, Berat, Përmet, Kuçovë.
Ndajeni me miqte:
Na ndiqni:
Postimet e fundit
