15 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit, 2 u infektuan në një varrim

05/06/2010:52

Shperndaje:


Në 24 orët e fundit janë kryer 162 testime nga të cilat janë konfirmuar 15 raste pozitive, përkatësisht, 10 raste në Tiranë, 3 raste në Shkodër dhe 2 në Kamëz, kontakte familjare dhe disa raste të reja në proces hetimi. Dy rastet pozitive në bashkinë Kamëz janë identifikuar gjatë një ceremonie mortore.
Nisur dhe nga ky rast, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u rikujton qytetarëve se funeralet përtej rretheve familjare të ngushta, nuk janë të lejuara, pasi janë rrezik për shpërndarjen e infeksionit. Vijojnë të jenë të ndaluara çdo lloj aktiviteteti me grumbullime masive njerëzish, ndaj lutemi për respektim të masave që janë në fuqi.

COVID-19 – Statistika (5 Qershor 2020)
Testime totale 17844
Testime molekulare 15809
Testime serologjike 2035
Raste pozitive 1212
Raste të shëruara 910
Raste Aktive 269
Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 185
Krujë 22
Kamëz 14
Shkodër 14
Durrës 12
Mat 9
Lushnje 6
Berat 2
Fier 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Tjetër zjarr në Lukovë, pranë kishës Shën e Premte dhe shtëpive – VIDEO
Dita e 6-të: Zjarri në Krane, Mesopotam, Livinë, Velahovë, Fitore dhe Krongj – Banorë në luftë për të shpëtuar pronat
Nga Navarica dhe Livina rreziku kaloi, flakët rrethojnë fshatrat Velahovë, Krongj dhe Dhrovjan
Reagim i menjëhershëm pas publikimit në Saranda Web të videos për mungesë uji
Polici hero i Fierit, ish student ekselent i Universitetit të Strugës
Appetite Restaurant në Sarandë kërkon Kamarier/e dhe Sanitare

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.