132 raste të reja me Covid dhe 3 humbje jetësh. Saranda dhe Delvina përsëri pa raste

28/09/2014:20

Shperndaje:


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID
Në institucione arsimore, në biznese, në transportin publik, kudo në ambiente të brendshme dhe aty ku nuk ruhet distanca, është e domosdoshme që të vendoset maska në mënyrë të tillë që të mbulojë hundën dhe gojën.

Është një ndër masat më efikase që e kufizon përhapjen e infeksionet, sikundër është shumë e rëndësishme të respektohen rregullat e distancimit social dhe të higjienës, për të kufizuar përhapjen e COVID19.

Në 24 orët e fundit janë kryer 824 testime dhe janë konfirmuar 132 të prekur me virusin Sars-Cov2 në këto bashki : 31 raste në Tiranë, 15 në Elbasan, 12 në Durrës, 10 në Fier, nga 7 raste në Lezhë, Pogradec, nga 5 raste në Shkodër, Korçë, Mirditë, Berat, nga 4 raste në Lushnje, Përmet, Bulqizë, nga 3 raste në Tropojë, Gjirokastër, Patos, nga 2 raste në Fushë-Arrëz, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Vlorë, Librazhd, Kamëz, Ura-Vajgurore.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Mori flakë në ecje, mjeti shpëton nga djegia falë autobotëve të ujit – VIDEO
IMT dhe Policia Bashkiake Sarandë shembin 2 ndërtime pranë Teqesë – VIDEO
Dita e shtatë e zjarreve në Finiq: Dhjetëra shtëpi, mijëra ullinj dhe vreshta të djegura
Tjetër zjarr në Lukovë, pranë kishës Shën e Premte dhe shtëpive – VIDEO
Dita e 6-të: Zjarri në Krane, Mesopotam, Livinë, Velahovë, Fitore dhe Krongj – Banorë në luftë për të shpëtuar pronat
Nga Navarica dhe Livina rreziku kaloi, flakët rrethojnë fshatrat Velahovë, Krongj dhe Dhrovjan

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.