116 raste të reja me Covid-19, 5 humbën jetën. Apeli i Ministrisë

03/09/2014:10

Shperndaje:


Në 24 orët e fundit janë kryer 835 testime dhe janë identifikuar 116 qytetarë të prekur nga virusi COVID-19. 150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit, duke e çuar në 5732 që nga fillimi i epidemisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 49 raste në Tiranë, 13 në Elbasan, 7 në Kukës, nga 5 raste në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Vlorë, nga 4 raste në Durrës, Fier, Has, nga 3 raste në Berat, Kamëz, Gjirokastër, 2 në Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Mirditë, Mat, Bulqizë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet me një thirrje secilit prej jush: Tregoni kujdes me respektimin e rregullave. Përdoreni maskën kudo në ambientet e mbyllura, kur hyni në supermarket, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën.

Një thirrje vecanërisht për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhje. Bashkëpunimi juaj është vendimtar për ta fituar luftën me virusin e rrezikshëm dhe për të frenuar përhapjen e tij.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

Një tufë lopësh ngelet e rrethuar nga zjarri – VIDEO
HOTEL “PALMA CITY” KËRKON TË PUNËSOJË SANITARE
Zjarr në fshatin Kalasë të Delvinës, flakët pranë banesave – VIDEO
Zjarr në periferi të fshatit Finiq, flakët rrezikojnë Parkun Arkeologjik – VIDEO
By Pass-i i Sarandës: hapet procedura e ndërtimit – VIDEO
Orion Rental & Exchange në Sarandë kërkon të punësojë Punonjëse Zyre

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.